Ku i gjeti Drilona Boçi 1.2 milionë euro që i bleu dyqanin Altar Elvana Gjatës?! Burrat e tyre trafikantë kokaine. A do i marrë në dorë SPAK?

Kryesore

Publikuar: 31/07/2024

Ku i gjeti Drilona Boçi 1.2 milionë euro që i bleu dyqanin Altar Elvana Gjatës?! Burrat e tyre trafikantë kokaine. A do i marrë në dorë SPAK?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka pasur për 4 vite me radhë këshilltare sipërmarrësen, Drilona Boçi, bashkëshortja e Kristian Boçit, të cilit Prokuroria e Tiranës i sekuestroi 50 milionë euro pasuri, bashkë me Elman Abule, i dënuar sipas prokurorisë në Belgjikë për trafik droge dhe grup kriminal.

34-vjeçarja Drilona Boçi, e martuar që 17-vjeçe me Kristian Boçin allias Agustin Boçi allas Kristian Botsis, 47 vjeç, nuk rezulton këshilltare e Edi Ramës.

Drilona Boçi rezulton se ka punuar në Kryeministri pas vitit 2015 si pjesë e Drejtorisë Antikorrupsion.

Në një kohë kur përdorej nga bashkëshorti për pastrimin e parave duke blerë dhe hapur kompani fiktive, Drilona Boçi punonte si juriste pranë Njësisë Antikorrupsion në Kryeministri, duke ndjekur praktikat e korrupsionit në administratën publike.

Ndërkaq, me 9 shtator 2013, disa ditë para se Sali Berisha të dorëzonte pushtetin, ministri i tij i Ekonomisë Florjon Mima i ka dhënë Kristian Boçit dhe Rrok Gjokës leje për ndërtimin e dy hidrocentraleve, Hec Xall Xhuxhë 1 dhe 2.

Dosja / Fibank mbuloi pastrimin e parave të Kristian Boçit, në skenë oligarku Rrok Gjoka, Berisha leje për 2 HEC-e

Për të ndërtuar hidrocentralet, Kristian Boçi, pasi i bleu 10 % të aksioneve Rrok Gjokës, mori dy kredi fiktive 3.8 milionë euro te Fibank, për të mbuluar investimin e parave të kokainës.

Nga verifikimet rezulton se ish misi Drilona Boçi, pa punuar asnjë ditë, ka qarkulluar miliona euro, duke i investuar në biznese si dyqane fustanesh, lokale, kompani riciklimi mbetjesh, kompani ndërtimi etj.

Drilona Boçi, pas të cilës qëndron Kristian Boçi me 3 emra, i dyshuar si shpërndarës kokaine, është përfshirë në pastrim parash me këngëtaren Elvana Gjata, e cila nga ana e saj, sipas SPAK, pastronte pjesërisht paratë e të fejuarit të saj Ervin Mata, një nga bosët e mëdhenj të kokainës, në kërkim nga SPAK.

Me Kontratë Noteriale Nr. 244, datë 24 janar 2017, Drilona Boçi i ka blerë për 1.2 milionë euro Elvana Gjatës dyqanin e fustaneve Altar në ish Bllok.

Dyqanin ia kishte bërë dhuratë Elvana Gjatës vetëm 5 muaj para shitjes, i fejuari i saj Ervin Mata, i njohur si Boli i Kokianës, me para të pista.Përveç lidhjes me Elvanën dhe Bolin, Kristian Boçi ka pasur njohje dhe me perosnazhe të tjerë të Showbizit të cilët tanimë janë hetim nga SPAK për pastrim parash.

Bëhet fjalë për çiftin e sapo divorcuar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, të cilët i ka zënë pak a shumë i njëjti hall, me 10 milionë euro pasuri të pajustifikuar.

Çfarë e lidhi Kristian Boçin me Bes Kallakun, një linjë kokaine dhe si Xhensila u trajtua në një spital privat kur e tepronte me dozat. Pasuria dhjetëra milionë euro pa burim. A i bën përshtypje SPAK-ut?

Nga shëtitjet në jaht, dhurata, dreka e darka, festa e udhëtime me para të pista, dy çiftet e prishën raportin në mënyrë të befasishme. Por, Besi me Xhensilën besohet se mësuan kokainën nga kjo miqësi.

Këngëtarja është paraqitur disa herë në gjendje të rëndë në repartin e toksikologjisë të Spitalit Amerikan.

Ndërkaq, këto episode pastrimi parash nuk janë në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.

Gjithashtu, nuk janë në dosjen e Prokurorisë pastrimi i parave të Kristian Boçit, përmes bashkëshortes Drilona Boçi, me kompaninë e riciklimit të mbetejeve PURE CYCLE, me fasonerinë Deliu Tailoring Enterprise, kompaninë e ndërtimit ATM etj.

Prapaskena është sinjalizuar se Kristian Boçi dhe Elman Abule janë investuar dhe kanë angazhuar sekserë për të blerë gjyqarë në Apel, për të zhbllokuar 50 milionë euro pasuri të sekustruara nga Prokuroria e Tiranës.

Një burim tha se janë hedhur të paktën 1 milionë euro për të rikthyer pasuritë në Apel.Vetëm një hetim nga SPAK mund të godasë këtë grup të fuqishëm të pastrimit të parave.

Arbër Çekaj implikoi Boçin

Përveç lëvizjeve të dyshimta me bizneset, hapjen dhe mbylljen e tyre, Boçi është përmendur dhe nga biznesmeni i arrestuar Arbër Çekaj, të cilit iu kap një sasi prej 613 kilogramësh kokainë në kontejnerët me banane.

Gjatë dëshmisë së tij, të dhënë në vitin 2018 përpara Gjykatës, Çekaj e kishte përmendur emrin e Boçit, si të përfshirë në trafikun e kokainës, por avokatët e tij asokohe e kishin mohuar pretendimin e biznesmenit të bananeve.

Sekustrimi

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, janë vënë nën masën e sekuestros pasuri me vlerë rreth 50 mln euro në pronësi të biznesmenëve kontrovers, Elman Abule dhe Kristian Boçi.

Sipas prokurorisë këta persona janë dënuar në Belgjikë për trafikimin e lëndëve narkotike, dhe bizneset në Shqipëri janë përfituar përmes skemës së pastrimit të parave, pjesë e të cilës janë edhe familjarë të tyre.

Nën sekuestro janë vënë 14 shoqëri tregtare dhe dy HEC-e, ndërkohë që Boçi pretendon se nuk është përfshirë në asnjë aktivitet kriminal në Shqipëri.

Pasuritë janë në pronësi të Elman Abules, Kristian Boçit, Drilona Boçit, Ender Boçit, Eliverta Boçit, Vladimir Avramit dhe Marisa Nitos, të gjithë persona të lidhur mes tyre, përmes rrethanave shoqërore dhe familjare.

Kompanitë që i janë sekuestruar Elman Abules: ‘Metal Form’, ‘Fidalba’, ‘Ferro Chrome Holding’, ‘Metale Albania 2014’, ‘Ventus’, ‘Trital’ e ‘Rametal’, ‘Alfemet’. Janë sekuestruar shoqëritë ‘Dada Clean’ dhe ‘Sapientia’ të Marisa Nitos.

U sekuestrua shoqëria e Vladimir Avramit, ‘Europa Bilding’. U sekuestruan shoqëritë e Kristian Boçit, ‘Mak-08’, ‘Dizi’, ‘Gloris Constuction’, dhe dy HEC-e ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘Chris sh.p.k’.