Dikur ndanin byrekun me qepë, hanin fara, ruanin dhitë dhe vinin me çizme në Tiranë. Sot ndajnë dozat dhe vilat, jahtet dhe bizneset, makinat luksoze, restorantet, HEC-et etj., ndërsa shfaqen edhe si filantropë, të veshur me lara si pallati me shigjeta, të mallosur, të tendosur me botox dhe me cepat e syve të tërhequr me penj si ufo.

Bëhet fjalë për miqësinë e zjarrtë dhe më pas të kthyer në hi, mes dy çifteve të të ashtuquajtur të show bizit shqiptar, Besart Kallaku-Xhensila Myrtezaj dhe
Kristian-Drilona Boçi.
Ishte koha kur miqësia nuk ishte krisur ende. Dy çiftet shfaqeshin bashkë duke festuar ditëlindje në jahte, në evente, udhëtime, dreka dhe darka.

Por, përtej jetës në dukje përrallore, kishte ankth, kishte panik, intriga dhe dyshime.
Reparti i Toksikologjisë së një spitali privat në Tiranë ngrihej herë pas here ‘në këmbë’ dhe alarmohej kur në derën e spitalit shfaqej ambulanca me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me sy të zurgulluar nga mbidoza.
Fillimisht shfaqej rrallë, por më pas nisi të shfaqej deri dy herë në javë. Intensiteti i paraqitjes së këngëtares në Shërbimin e Toksikologjisë përkon me ‘muajt e mjaltit’ mes Bes Kallakut dhe Kristian Boçit.
Ndërkaq, Xhensila Myrtezaj herë e quante motër dhe herë kunatë Drilona Boçin, bashkëshorten e Kristian Boçit.
Besi e konsideronte vëlla, byrazer dhe shok jete Kristian Boçin, një peronazh me 3-4 emra dhe me histori trafiqesh.

Ky çift ishte gjatë gjithë kohës i angazhuar për dasmën e Besit dhe Xhensilës. Jo vetëm kaq. Pasi Drilona i organizoi festën surprizë të beqarisë Xhensilës në jaht, tani, pas dasmës, kur çifti i mbylli ditët e gjata festive, shumë të bukura, por edhe paksa të tensionuara për shkak të dëshirës që çdo gjë të shkonte mirë, Kristiani dhe Drilona i kanë surprizuar.
Çifti Kristiani dhe Drilona Boçi lanë çdo angazhin tjetër dhe u fokusuan në organizimin e dasmës madhështore të Besit dhe Xhensilës.



Jo vetëm kaq. Drilona i organizoi festën surprizë të beqarisë Xhensilës në jaht.
Surizat nuk kishin fund. Pas dasmës, kur çifti i mbylli ditët e gjata festive, shumë të bukura, por edhe paksa të tensionuara për shkak të dëshirës që çdo gjë të shkonte mirë, Kristiani dhe Drilona i kanë surprizuar sërish.

Ata u dërguan një kuti të madhe në formë zemre mbushur me trëndafila të kuq në shtëpi.

Në kulmin e saj, dashuria mes motrave dhe vëllezërve u kris në vitin 2018. Dy çiftet zhdukën nga Instagramet njëri-tjetrit, duke kaluar befas në luftë të ftohtë.
Nuk do ndalemi tek arsyet e thyerjes së kësaj miqësie historike, pasi nuk përbën inteteres publik.
Do sjellim vetëm disa evidenca për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët e SPAK-ut.
Kristian Boçi, 3 emra dhe një linjë kokaine
Dosja e SPAK për grupin e kokainës me në krye Ervin Mata tregoi vështirësitë financiare të Erzen Breçanit për ndërtimin e hidrocentralit në lumin e Gashit në Valbonë. Sipas dosjes, Breçani investoi të paktën 350 mijë euro nga paratë e trafikut të kokainës për vënien në punë të hidrocentralit.
Bashkëpronar i dy hidrocentraleve është edhe bamirësi dhe biznesmeni virtual Kristian Boçi. Themi virtual pasi Boçi befas u shfaq një ditë si biznesmen pa një historik të konsoliduar biznesi, por me një historik punësh të dyshimta në Greqi dhe më pas në Holandë dhe Belgjikë.
Konkretisht, Kristian Boçi, i cili ka operuar me 3 emra të ndryshëm, është bashkëpronar me Ender Boçi i dy hidrocentraleve në Zall Xhuxhë, një investim miliona euro, kamufluar me një kompani me kapital 10 mijë lekë!
Bamirësi Kristian Boçi kontrollon 50 % të dy hidrocentraleve përmes kompanisë së ndërtimit Mak-08, me nipt K81313013K, themeluar në vitin 2008 me kapital 3 milionë lekë.
Mak-08 ka 50 % të aksioneve në kompaninë GLORIS CONSTRUCTION, me nipt K81629013H, me kapital 100 lekë.
Shoqëria Gloris Construction është pronare e kompanisë së dy hidrocentraleve, Hec Xall Xhuxhë, me kapital 10 mijë lekë.
Përmes 3 kompanive me kapital 4.1 milionë lekë, Kristian Boçi ka bërë një investim me vlerë miliona euro.
Ku i mori paratë? Kësaj pyetje duhet t’i përgjigjet SPAK, duke investiguar në të shkuarën e Boçit dhe ndjekur rrugën e parave.
Kristian Boçi, i cili duket se jo rastësisht rezulton me 3 emra (Kristian Boçi, Agustin Boçi dhe Kristian Botsis), kontrollon një kater kompanish të tjera, që të gjitha me bazë të dyshimtë, kapital modes, por gjithnjë duke mbuluar investime të mëdha.
Me anë të kompanisë Dizi, themeluar në 2015 me kapital 100 lekë, Boçi kontrollon disa biznese në Rrëshen me burim të dyshimtë, ku përfshihen servis, fast food, market dhe bar-kafe.
Kristian Boçi është pronar edhe i një kompanie të sigurisë fizike në Xhafzotaj të Durrësit, themeluar në 2008, me nipt K81515001D dhe kapital 4 milionë lekë. Këtë kompani herë e pezullon dhe herë e aktivizon.
Kujtojmë se në media është raportuar se trafikanti i famshëm i kokainës Arbër Çekaj, i përfshirë në trafikun e 613 kg kokainëqë kap në Maminas në fund të shkurtit të 2018, ka folur për autoritetet gjermane.
Sipas raportimeve mediatike, Arbër Çekaj ka rrëfyer se Kristian Boçi dhe Lul Morina ishin dy koka që fshihen pas trafikut të kokainës nga vendet Amerikës Latine drejt Evropës.
Avokatët e Çekajt e mohuan këtë pretendim, por fakti se edhe Lul Morina, ashtu si Boçi, ka ngritur një pasuri miliona euro pa një historik të mirëfilltë biznesi, me kompani fantazmë, me bilance gjysmake etj., krijon dyshime të forta.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e Kristian Boçit dhe e fejuara e Ervin Matës, i njohur si Boli i kokainës, janë shoqe dhe janë përfshirë në transaksione të dyshimta dhe të fshehta me vlerë miliona euro.
Ndërkaq, në vitin 2007, Boçi ka tentuar të hapë një lokal në plazh si person fizik, por aktiviteti rezulton i pezulluar që në 2012.
Referuar dokumenteve, bilanceve dhe historikut të biznesit, duket qartë se nuk kemi të bëjmë me një biznesmen real, por me një personazh që hap kompani për të qarkulluar para me burim të dyshimtë.
Krahas biznesit vetëm në letra, Kristian Boçi posedon një pasuri me vlerë miliona euro dhe bën një jetë sheikës, me burim parash të dyshimtë.
Jo vetëm kaq. Por në sfondin e dyshimeve të pastrimit të parave të pista shfaqet edhe Drilona Boçi, bashkëshortja e Kristian Boçit.
Në vitin 2017, zonja Boçi i blen shoqes së saj Elvana Gjatës dyqanin e famshëm Altar me vlerë 1.2 milionë euro, por duke fshehur transaksionin.
Nëse Elvana Gjata dyshohet se siguroi dyqanin me paratë e kokainës të të dashurit Ervin Mata, mbetet mister se ku i gjeti paratë Drilona Boçi për t’i blerë dyqanin shoqes së saj.
Drilona Boçi kontrollon edhe disa kompani të tjera fantazmë, përmes të cilave qarkullohen para me burim të errët.
Mbetet për t’u parë nëse SPAK-ut i bën përshtypje pasuria miliona euro e Kristian Boçit dhe Lul Morinës, me burim jo të ligjshëm, kamufluar me një kartel kompanish në letra, pa ndarë divident etj.
Besi dhe Xhensila mbi 10 milionë euro pasuri, dyshime për pastrim parash

Pa burime të ligjshme të ardhurash, papasuri të trashëguar dhe pa historik biznesi, sot pasuria në emrin aktorit të humorit Besart Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj është mbi 10 milionë euro, me burim të dyshimtë dhe të pajutifikuar me të ardhurat e ligjshme të çifit.
Po flasim për një pasuri dhe investime që mund të verifikohen dhe dokumentohen lehtësisht edhe nga Prokuroria e Tiranës ose SPAK-u, nëse do të nisë një hetim kryesisht.
Janë investime të bëra 2-3 vitet e fundit. Edhe një biznesmen i madh, me historik biznesi prej 3 dekadash, nuk investon dot miliona euro në një hark kaq të shkurtër kohor, vetëm nëse pastron para.
Prapaskena po risjellë edhe një herë prova, fakte dhe të dhëna lehtësisht të verifikueshme mbi pasurinë e çiftit Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, çift i cili thuhet se po ndahet.
Restorant e kompleks sportiv disa milionë euro
Në maj të vitit të kaluar Besart Kallaku ka regjistruar një biznes në Mëzez, Kashar, në krah të rrugës kryesore.

Është një investim mbi 2 milionë euro, ku përfshihen Kompleksi Sportiv Noku, kënde lojërash për fëmijë, një restorant, piceri etj, me emrin Burger Ija.

Ky biznes mban emrin e gjyshes së Besart Kallakut, Ijes. Përdorimi i gjysheve për të kamufluar bizneset është një tipar kryesisht i grupeve kriminale dhe i trafikantëve të kokainës. Në këtë rast, Bes Kallaku, biznesin e ka në emrin e tij, por i ka vendosur emrin e gjyshes.

Vetëm investimi për kuzhinën e këtij restoranti ka kushtuar mbi 400 mijë euro. Prapaskena ka të dhëna se përmes këtij biznesi, Bes Kallaku po pret fatura fiktive, duke rritur xhiron, me qëllim pastrimin e parave të pista.

Shtëpi 1 milionë euro te Liqeni i Thatë
Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, muajt e fundit, kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

Bëhet fjalë për katin e fundit të një pallati të ri, i përshtatur si shtëpi banimi.

Prapaskena mëson se vetëm arredimi i brendshëm ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndonëse në letra ka gjasa të jetë deklaruar shumë herë më pak.
Xhensila, klinikë 2 milionë euro
Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

Bëhet fjalë për klinikën Silabel, një investim me vlerë mbi 2 milionë euro.

Në të njëjtën zonë, çifti ka ble edhe shtëpinë e re, katin e fundit të një pallati.
Nuk dihet burimi i parave për këtë investim. Xhensila Myrtezaj është pronare e dy kompanive pothuajse fantazmë, pa aktivitet të dokumentuar dhe bilance, si këngëtare, këshillime për reklama dhe shitje produkte estetike, me afresë te Liqeni i Thatë.
Xhensila, palestër dhe disa shtëpi
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është pronare e një palestre në Sauk dhe e disa shtëpive në Tiranë.

Bëhet fjalë një investim tjetër disa milionë euro me para që nuk u dihet burimi.
Zonja Myrtezaj demostron luksin edhe tek veshjet e shtrenjta. Aksesorët dhe veshjet e këngëtares kushtojnë mijëra euro.
Besi, restorant peshku
Besart Kallaku është bashkëpronar i një restoranti peshku në Tiranë, Loku & Arditi Fisherman, hapur në vitin 2017, një investim ky gjithashtu me burim të dyshimtë parash.

Aktoru i humori posedon edhe disa makina luksoze dhe apartamente, që të gjitha me burim të dyshimtë parash.
Çifti dy vila miliona euro
Me finalizimin e divorcit të shumëpërfolur, Besi dhe Xhensila pritet të ndajnë edhe dy vila në komplekset e oligarkëve, një në afërsi të Tiranës dhe tjetrën në Gjirin e Lalzit.

Vlera e tyre është disa milionë euro. Burimi e parave si gjithnjë mbetet mister.
Edhe nëse tashmë i kanë kaluar në emra të tjerë, prokuroria mund të sekuestrojë mjaftueshëm pamje filmike ku Besi dhe Xhensila shfaqen në vilat e tyre.

Vetëm nga këto pamje duket arredimi, i cili deri diku tregon edhe vlerën e vilave.
Për shembull, për vilën e Bes Kallakut në Gjirin e Lalzit, ftojmë Prokurorinë e Tiranës të sekuestrojë dhe këqyrë pamjet e emisionit ‘E diela shqiptare – Për drekë me mua’ (22 prill 2018).

Nuk ka ndonjë ndryshim të madh me vilën e Ilir Metës, i cili është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Një pyetje e thjeshtë që buron nga deviza ndiq paranë: Cili është burimi i kësaj pasurie me vlerë mbi 10 milionë euro?
Sa janë të ardhurat e ligjshme, si kreditë, pagat, divident etj., në raport me vlerën e pasurive?
Pse fle gjumë Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave?
A do nisë Prokuroria hetimet kryesisht?
A duhet që Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj të hetohen nga SPAK-u, si lidhje e fortë e Ilir Metës?