‘Tendoset’ bilushi i Metës, sulmon fizikisht Veliajn dhe Halit Valterin, e instruktoi Likja në mëngjes me raki dhe kushtrime lufte

Kryesore

Publikuar: 22/07/2024

‘Tendoset’ bilushi i Metës, sulmon fizikisht Veliajn dhe Halit Valterin, e instruktoi Likja në mëngjes me raki dhe kushtrime lufte

Tedi Blushi, i njohur si Bilushi i Metës, është tendosur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Para mbledhjes Meta kishte thirrur Bilushin duke e instruktuar, motivuar me kushtrime lufte, duke i fërkuar krahun, duke i thënë se ishte trim si Mujo Ulqinaku dhe duke i dhënë raki.

Në momentin që kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka marrë fjalën ka ndërhyrë Tedi Blushi, i cili mban postin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë. Megjithë ndërhyrjet e kryetares së këshillit, Romina Kuko ndaj Blushti për të mos ndërhyrë, debati në distancë mes tyre ka vijuar 

 Erion Veliaj: Ti mund të vazhdon të vetëdiskretitohesh deri në vdekje. Mund të diskretitohesh ti dhe shefi yt por kjo është mungesë educate.
Tedi Blushi: Ti je hajdut

Veliaj: Më ngatërron me atë me bllok në dorë. Më ngatërron me atë të bllokut.

Në një moment Blushui ka hedhur dosjen me dokumente që kishte në tavolinën e tij drejt Veliajt.

Erion Veliaj: A e kupton që je i paaftë edhe të gjuash.

Blushi ftohet të largohet nga salla.

Erion Veliaj: Je komplet i paaftë.

Në konflikt ka ndërhyrë menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, është përplasur fizikisht me Blushin. Ky i fundit goditi me grusht Valterin.

Menjëherë ka ndërhyrë policia bashkiake për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa mbledhja u ndërpre.  

Në një reagim në rrjetin social X, Veliaj tha se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri për raste të tilla që i etiketoi rrugaçëri. 

Si Blushi, ashtu edhe Valteri pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari socialist, Halit Valteri i cili ka depozituar një kallëzim në polici, ku pretendon se është goditur me grusht dhe objekte nga Tedi Blushi.