Edmond Gashi lëviz çantat me para. A po korrupton gjyqtaren Armela Hasantari dhe prokurorinë?

Prapaskena

Publikuar: 08/07/2024

Edmond Gashi lëviz çantat me para. A po korrupton gjyqtaren Armela Hasantari dhe prokurorinë?

Përtej mjegullës së deklaratave publike, zhurmës, reagimit të fortë publik dhe detajeve të skandalit, ka gjithnjë pazare.

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama e konsideroi krim kundër njerëzimit skandalin te Spitali Onkologjik, simboli i këtij skandali, mjeku Edmond Gashi, po lëviz çantat me para për t’i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë.

I konsideruar si ‘buldozeri’ dhe ‘kasapi’ i Onkologjikut, Edmond Gashi, pasi arriti t’i shpëtonte qelisë me vendim të gjyqtares Armela Hasantari (Bakiri) dhe ‘shkelje syri’ të Prokurorisë Felaj, ka nisur pazaret dhe lëvizjet për të shpëtuar edhe nga arresti shtëpiak dhe më tej edhe nga dënimi, për të vijuar zhvatjen e pacientëve në luftë me vdekjen.

‘Buldozeri’ i korrupsionit të Onkologjikut ka nisur të lëvizë dhe shkundë çantat me para që u ka zhvatur pacientëve për vite me radhë dhe që i ka fsheur nëpër 13 pasuritë që ka nëpër Tiranë, krijuar gjithashtu me paratë që u ka marrë pacientëve.

Prapaskena është sinjalizuar edhe për sekserët që janë angazhuar dhe pazaret, për të cilët do të flasë në vijim me erma.

Gjyqtarja Armela Hasantari, e cila la në arrest shtëpie kreun e bandës së Onkologjikut, Edmond Gashin, nuk e është e panjohur. Gjyqtarja ka liruar nga burgu edhe sulmuesin e gazetarit Gjergj Zefi, agresorin Renato Boduri nga masa “Arrest me burg” në masë “Detyrim paraqitje”, duke shpërfillur faktet penale, përdhosur drejtësinë dhe mbështetur grupet kriminale të Elbasanit.

Prapaskena do të monitorojë dhe raportojë vendimarrjet në vijim të gjyqtares Hasantari, e cila në fakt duhet të ishte në vëzhgimin e SPAK-ut.

Ndërkaq, edhe Prokuroria Felaj ka tradhtuar interesin publik dhe viktimat, duhet hequr akuzat e korrupsionit dhe zbutur dorën për bandën e Onkologjikut. Dosja duhet të kalonte për kompetencë në SPAK.

Këtë devijim prokuroria tentoi t’a mbulonte duke prodhur një face news sipas të cilit KLSH nuk i kishte vendosur në dispozicion raportin për aferat te Onkologjiku dhe se KLSH ka bërë kallëzim. Pra, fajin që asnjë sot nga banda nuk është në burg, e ka KLSH!

E vërteta është se sipas shkresave zyrtare KLSH e ka vendosur raportin në dispozicion të prokurorit të çështjes, por ka qenë ky i fundit që nuk ka shfaqur interes dhe e ka administruar raportin disa muaj me vonesë, edhe pse raporti ishte edhe publik në faqen e KLSH.

Me sa duket Prokuroria Felaj e ka administruar raportin pasi është ‘konsultuar’ me Edmond Gashin!

Nga ana tjetër, KLSH po depoziton dosje në SPAK për Onkologjikun, QSUT dhe Ministrinë e Shëndetësisë, krerët e të cilave janë përgjegjës për batërdinë, dramën njerëzore dhe kënetën e korrupsionit në Onkologjik.

Në disa raporte KLSH ka konstatuar degradimin e sistemit në Onkologjik, shkak i gjenerimit të korrupsionit, duke lënë rekomandime dhe detyra, që janë shpërfillur nga ish ministërja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ish kreu i QSUT Enkel Joti.