Plas në PD / Çim Peka sulmon Mul Nokën, aludon për flirt me SPAK-un për shkak të dosjes që ka

Kryesore

Publikuar: 15/07/2026

Plas në PD / Çim Peka sulmon Mul Nokën, aludon për flirt me SPAK-un për shkak të dosjes që ka

Gazetari i Familjes Berisha, Çim Peka ka kritikuar sot Flamur Nokën, duke aluduar për një flirt të Mulit me SPAK-un për shkak të dosjes që ka në SPAK. Përmes një statusi në Facebook, Peka konstaton se Noka nuk po e godet më SPAK-un, por po bëhet si doktor Tritan Shehu, i cili merret me politikat rajonale. Peka është i zhgënyer se pse Muli nuk iu turr në Kuevnd kreut të SPAK, Klodian Braho. Peka është i zhgënjyer edhe me qëndrimin e deputetëve të tjerë të PD në raport me përfaqësuesit e SPAK-ut në Kuvend.

Cfare trishtimi e injorance politike! Deputetet e opozites parlamentare e pyesin drejtuesin e SPAK: A po hetoni agjensite imobiliare Nderkohe Rama, Linda, Olsi, Balla pa asnje hetim. Edhe keta mikrofon mbajtesit e “Shqiperia e re” ne shesh te kenaqur me SPAK , qe nuk heton Ramen, Linden, Olsin, Ballen etj. Edhe Ervin Demo do e kishte pyetur me shume drejtuesin e SPAK sot. Si perfundim, populli ne sheshe eshte shume me i kthjellet politikisht se deputetet e opozites ne kuvend dhe mikrofon mbajtesit e Flamingove! Ps: Te pakten Muli eshte perqendruar tek gjeopolitika rajonale. Ne pamundesi te behet si doktor Berisha, po behet si doktor Tritani. Flet per rajonin!“, shkruan Peka.

Dhe zbutje me SPAK-un nga Flamur Noka do të thotë tradhti për Familjen Berisha. Mesazhi i Pekës për Nokën vjen disa orë pasi Sali Berisha do të vendosë nëse do të konfirmojë ose jo Nokën në postin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.