Skandali te Onkologjiku/ Një flakon 1500 euro, zbardhet dosja; si ia reduktonin dozat pacientëve me kancer dhe ia çonin ‘tepricat’ farmacive

Aktualitet

Publikuar: 25/06/2024

Skandali te Onkologjiku/ Një flakon 1500 euro, zbardhet dosja; si ia reduktonin dozat pacientëve me kancer dhe ia çonin ‘tepricat’ farmacive

Zbardhet dosja hetimore në lidhje me skandalin në QSUT, ku mjekë dhe punonjës të spitalit Onkologjik të Tiranës, abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri.

Në dosjen e siguruar nga mediat, dokumentohen shkeljet e bëra nga mjekët dhe punonjësit, që orientonin pacientët drejt klinikave dhe spitaleve private.

Po ashtu aty dokumentohet dhe rruga se si merreshin medikamentet dhe se kush ishte përgjegjës për skemën e mashtrimit.

“Nga ana e specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi Devis Beqiri merrej me tregtimin dhe shpërndarjen e barnave, të cilat janë kontrabandë.

Këto barna vijnë kryesisht nga Italia dhe Greqia, por ka dhe barna turke që kalojnë nga pika të ndryshme doganore”, sqarohet në dosje.

Sakaq, aty thuhet se nga informacionet e marra në rrugë operative, ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor ka kryeinfermieri i pavionit, pasi marrin programet e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti, duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk i lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim, por një pjesë e kësaj kure nxirret për t’i blerë jashtë spitalit, konkretisht në dy farmaci në Tiranë.

“Një medikament për kimion është më shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 euro deri në 1500 euro. Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është e palejuar në legjislacion dhe ka raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel si ‘Kapa’ ku bëhet përzierja e medikamenteve të kimios mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërhiqte medikamentin, edhe pse nuk është radha e tij për kurim, por në listën e pritjes është një person tjetër”, sqarohet më tej në dosje.

Kush janë 8 mjekët e përfshirë në skandal:

Gjykata e Tiranës ka vendosur masat e sigurimit ndaj tetë personave, ndër ta mjekë në Spitalin Onkologjik të QSUT, kirurgë, ish-zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e spitalit dhe farmacistë e punonjës.

Konkretisht të përfshirë në skandal janë: Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT); Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT); Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT); Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik); Halil Gashi; Florian Marku dhe Drilona Kishta.

Çfarë zbuluan hetimet e Prokurorisë:

Prokuroria veçse zbuloi rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private, u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Në skemën abuzive janë të përfshira edhe farmaci. Prokuroria ka dokumentuar gjithashtu edhe raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

“Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA.

Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.