Sherr me Fanen / Gazetarja Klodiana Lala jep dorëheqjen nga News 24 pas 17 vitesh

Kryesore

Publikuar: 04/06/2024

Sherr me Fanen / Gazetarja Klodiana Lala jep dorëheqjen nga News 24 pas 17 vitesh

Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala ka dhënë dorëheqjen nga televizioni News 24.

Prapaskena mëson se zonja Lala ka vendosur të largohet pas rreth 17 vitesh nga News 24 pas debateve me pronarin e televizionit, Irfan Hysenbelliu, një nga përfituesit e mëdhenj të pasurive dhe parave publike.

Sipas burimeve, Fania ka tentuar të kufizojë daljet e gazetares Lala në studiot e televizioneve të tjera, kufizim i cili është refuzuar nga gazetarja. Por, kjo mund të mos jetë arsyeja e vetme e mosmarrëveshjeve.

Kujtojmë se gazetarët e News 24, Gazetës Shqiptare dhe Panorama i kanë marrë gjithmonë pagat me vonesë. Aktualisht shumica e gazetarëve ka tre muaj që nuk marrin pagat.