Pamjet që shikoni më poshtë vijnë nga aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Plepat”, ku katër makina u përlasën me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta, dhe për pasojë mbetën të plagosur 10 persona med tyre edhe fëmijë.
Siç mund të shihet, nga përplsja janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një reagim nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rastit.


