Prapaskena

Pa kategori

Vrau Florian Selimin natën e Kurban Bajramit, arrestohet pas 5 vitesh autori

Publikuar: 30/04/2024

Policia ka arrestuar 31-vjeçarin Sadri Selaci, i cili kërkohej për vrasjen e Florian Selimit natën e Kurban Bajramit në vitin 2019.I riu ishte dënuar me 19 vite burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Sharp”, si rezultat i të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim Sadri Selaci, 31 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 06.07.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 19 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.



Më të lexuarat