Komshinj në Gjirin e Lalzit / Pse Ilir Meta vlerëroi Arben Krajën e SPAK pasi e quajti ‘spurdhjak’ të Ramës? Pse është bllokuar arrestimi?

Kryesore

Publikuar: 29/04/2024

Komshinj në Gjirin e Lalzit / Pse Ilir Meta vlerëroi Arben Krajën e SPAK pasi e quajti ‘spurdhjak’ të Ramës? Pse është bllokuar arrestimi?

SPAK nën drejtimin e Arben Krajës pothuajse nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un nën drejtimin e Altin Dumanit.

Kur SPAK drejtohej nga Arben Kraja, sipas sondazheve serioze, besueshmëria ishte 12.2 %. Kraja mbahet mend më shumë për ankesën publike se SPAK-un e kërcënonin portalet, kur në fakt mendia, pas SHBA-ve, është aleati më i madh i SPAK-ut. Është pasqyra dhe zëri i SPAK-ut.

Me ardhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, besueshmëria ka shkuar mbi 80 %, duke tejkaluar edhe institucionet fetare.

Me Altin Dumanin në krye, SPAK goditi korrupsionin në nivele të larta (Sali Berishën me dhëndrin, Arben Ahmetajn etj), ndërsa çeli një hetim pasuror për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Por, ish kreu i SPAK Arben Kraja është një nga prokurorët e një prej dosjeve të Ilir Metës; Lobimi me para të pista në SHBA dhe shpenzimet e padeklaruara për shërbime estektike.

Në gusht të vitit 2022, kur Kraja ishte ende drejtues i SPAK-ut, Ilir Meta e konsideroi ‘spurdhjak të partisë’, duke i dhënë një mesazh.

Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!’, shkroi Meta.

Dy vjet më vonë, Ilir Meta, jo vetëm ndërpreu sulmet ndaj Arben Krajës, por ditët e fundit vlerësoi veprimtarinë e tij.

Vlerësimi i Metës për Krajën vjen në kulmin e një fushate sulmesh dhe kërcënimesh ndaj Altin Dumanit.

Meta është kujdesur të theksojë dy elementë në mesazhet kërcënuese ndaj Dumatit; se i ka njerëzit kudo dhe so të vepronte brez pas brezi.

Zhvendosja e sulmit të Metës nga Kraja tek Dumani, tregon se Ilir Meta konsideron Dumanin rrezikun real për fundin e tij politik.

Jo vetëm kaq. Kraja mund t’i ketë sqaruar Metës pozicionin e tij jo armiqësor ose Meta është informuar se Dumani është investuar për të zbatuar legjislacionin penal ndaj tij.

Kraja ka dy lidhje me Ilir Metën, të cilat mund t’a vendosin atë në një pozicion disi paragjykues.

Së pari, Arben Kraja ka qenë vartës i Ilir Metës në vitet 2000-2002. Kraja drejtonte njësinë e anti-korrupsionit në qeverinë Meta.

Së dyti, Kraja është komshi me Ilir Metën në Gjirin e Lalzit. Duke pasur vilat pranë, mundësia e takimit është reale.

Në këtë situatë të paqartë dy pyetje janë thelbësore;

Pse është bllokuar arrestimi i Ilir Metës?

A është tradhtuar Altin Dumani brenda në SPAK?

Tërhiqet Meta, nxjerrë bilushin II për të sulmuar Dumanin, Belo Ezmeri: Është nën urdhërat e Veliaj

Ilir Meta është tërhequr prej tre ditësh nga sulmet dhe kërcënimet ndaj Altin Dumanit. Meta ka evituar retorikën e ashpër ndaj Dumanit që para konventës, duke krijuar idenë e një ujdie që e shpëton nga burgu.

Por, Meta ka nxjerrë kundër Dumanit bilushin numër dy, Sanço Pançon rezervë. Bëhet fjalë për Belind Këlliçin, i njohur si Belo Ezmeri, nofkë që ia vendosi Sali Berisha.

Nëse Meta dhe Berisha e akuzojnë Dumanin si vegël të Ramës, Belo Ezmeri e akuzoi dje është nën urdhërat e Erion Veliajt.

Arsyeja është e thjeshtë; Belo Ezmeri humbi me 60 mijë vota vitin e kaluar përballë Erion Veliajt në Tiranë, ndërsa Meta dhe Berisha humbën përballë Edi Ramës në të gjithë Shqipërinë.