Tankisti xhepist që ‘sfidon’ Metën për president të partisë, Faik Basha u shkarkua nga PS se u merrte 2 mijë lekësha gjysheve që shisnin qepë në Kamëz, parti më parti deri te dyqani i Likes

Kryesore

Publikuar: 27/04/2024

Tankisti xhepist që ‘sfidon’ Metën për president të partisë, Faik Basha u shkarkua nga PS se u merrte 2 mijë lekësha gjysheve që shisnin qepë në Kamëz, parti më parti deri te dyqani i Likes

Emërimi nga Ilir Meta i Faik Bashës si kandidat përballë tij për President të partisë, i ka dhënë një tjetër dimension groteskes zhvillimeve në dyqanin e Metës në ish Bllok, i njohur si selia e partia, e cila pritet të sekuestrohet nga SPAK si një tjetër plaçkë të fshehur nga Meta në emrin e Muharrem Berishës, të cilin e emëroi në pyjore kur LSI kontrollonte Ministrinë e Mjedisit.

Faik Basha është një gjetje dhe zbulim ideal i Ilir Metës, që i përshtatet LSI-së s si një mutacion politik familjar që fryhet si bretkosa sa një ka kur është në pushtet dhe shfryhet si kau sa një bretkosë kur del në opozitë.

Faik Basha ka qenë pjesë e ushtrisë si tankist. Meqenëse ne nuk kemi tanke, ka shërbyer pranë Kompanisë së Ruajtjes dhe Sigurisë në Batalionin e Xhenios që merret kryesisht me riparim urash.

Në vijim u kthye në polic duke iu bashkuar PD. Nga PD-ja kaloi te PS. Më pas ka punuar si polic burgjesh. Duke u ngjitur pas partive, u emërua drejtor për sigurinë në Burgun e Peqinit.

Në vijim, Basha u katapultua kryeinspektor dhe drejtor i Policisë Bashkiake Kamëz, ku mori edhe nofkën ‘dymijëlekëshi’, pasi vinte gjoba dhe u merrte deri tek qindarkat e fundit të moshuarave që shisnin në tregun e Kamzës.

Rakip Suli e shkarkoi dhe dëboi pas ankesave të shumta për abuzime dhe zhvatje.

Pas shkarkimit, Faik Basha iu bashkua LSI-së së Ilir Metës, emblemë e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Në këtë parti duket se gjeti veten.

Në zgjedhjet lokale të 14 maj 2023, Ilir Meta e caktoi Faikun në Kamëz, për të mbledhur vota për kandidatin e PD Arjan Hoxha.

Meqenëse Faiku ka për grua kushërirën e Ilir Metës, ky i fundit i besoi edhe paratë që do ndaheshin për fushatë.

Pavarësisht parave që hodhën Meta nga njëra anë dhe Shkëlzeni nga ana tjetër, PS-ja fitoi për herë të parë me Rakip Sulin në Kamëz, edhe pse Suli e drejton bashkinë që nga viti 2019.

Më herët Meta kishte caktuar në Kamëz dajën e tij, Vladimir Metani, i cili ka marrë dhe po merr dhjetëra milionë euro tendera me kompaninë e ndërtimit Desaret Company.

Me ikjen e LSI nga pushteti, daja i Metës është fokusuar te tenderat publikë. Vendin e tij e zuri Faik Basha një tjetër fije nepotike e Metës, i cili e caktoi edhe si ‘rival’ të tij në ‘garën’ për president të partisë.