Amerika përshëndet marrëveshjen për rikthimin e normalitetit në Kuvend: Anëtarët të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre

Politikë

Publikuar: 12/03/2024

Amerika përshëndet marrëveshjen për rikthimin e normalitetit në Kuvend: Anëtarët të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre

Pas dakordimit të arritur sot mes opozitës dhe mazhorancës Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar duke u inkurajuar nga ky njoftim.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”.