Paqësor Buzi vodhi paratë e by pass-it të Tepelenës me situacione false, roli i Afrim Qendros

Krim & Korrupsion

Publikuar: 11/03/2024

Paqësor Buzi vodhi paratë e by pass-it të Tepelenës me situacione false, roli i Afrim Qendros

Në 14 gusht 2018, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur një kontratë me kompaninë AVE CONSULTING, me vlerë rreth 200 mijë euro, për të mbikqyrur punimet për ndërtimin e by pass-it të Tepelenës.

Në 9 korrik 2018, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues bashkimin e kompanive G.P.G Kompani & Garden Line të tenderit për ndërtimin e by pass-it të Tepelenës, loti 1, me vlerë rreth 24 milionë euro. Oferta fituese është gati sa fondi limit, tregues ky se fituesi është paracaktuar me pazar në tavolinë.

Administrator dhe bashkëpronar i kompanisë G.P.G Kompani është Paqsor Buzi.

Të dy tenderat janë firmosur nga Afrim Qendro, në atë kohë kryetar i ARRSH.

Qendro u largua nga drejtimi i ARRSH një vit më pas pasi u përfshi në aferën korruptive të Bashkim Ulajt dhe Damian Gjiknurit me kompaninë fantazmë dhe false DH Albania, të cilës Qendro i dha tenderin 18 milionë euro për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re.

Afera u mbyll me dënimin me 6 muaj burg vetëm të pronarit në letra të kompanisë. Qendro, Ulaj dhe Gjiknuri shpëtuan. Kjo treshe pati fat pasi nuk ishte ngritur SPAK-u.

Çfarë ndodh më tej? Paqësor Buzi nuk mjaftohet që mori një tender 24 milionë euro, aq sa fondi limit. Buzi nis të vjedhë paratë e tenderit, duke hartuar situacione për punë të pa kryera.