Me rënien e interesit mediatik ndaj Vetingut, pazaret kanë nisur të dalin jashtë kontollit dhe finalizohen hapur nëpër mejhanet e Tiranës.
KPK, shkalla e parë e Vetingut, është kthyer në një kënetë korrupsioni, pazaresh, dallaveresh, lëvizje çantash me euro dhe vendime që merren nëpër hotele me 5 yje dhe vende ekzotike, duke tejkaluar ish KLD-në famëkeqe dhe drejtësinë e gjin gjonëve dhe llallëve.
Pazari për konfirmimin në detyrë nga KPK vijon nga 600 mijë deri në 1 milionë euro, por ky Komision po mbush dyshekët me euro me një manovër tjetër: shtyrjen e shkarkimit të disa gjyqtarëve.
Nuk është sekret se për të shtyrë çdo muaj një vendim shkarkimi paguhen dhjetëra mijëra euro, pasi subjekti i rivlerësimit, nga ana tjetër fiton qindra mijëra euro me pazaret me gjyqet.
Ka ardhur koha që SPAK të verifikojë dosjet e KPK për gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë kaluar shkallën e parë të Vetingut, por që janë shkarkuar nga KPA, por sidomos shkaqet se pse disa gjyqtarë ka 4 vite që janë në proces verifikimi dhe nuk kanë dalë para KPK.
Pse disa subjekte kanë dalë para KPK brenda 12 muajve nga nisja e verifikimit, ndërsa disa të tjerë ka 4 vite që janë në proces?
Le të ndalemi në një rast konkret. Agron Zhukri, një gjyqtar plepist dhe ish shofer, nuk ka asnjë shans të konfirmohet në detyrë, pasi është i zhytur në afera korruptive, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim dhe falsifikime.
Dikur shofer pranë ambasadave, Zhukri arriti të bëhej pjesë e drejtësisë, përmes kursit të famshëm të ‘Plepave’, ndërsa bashkëshortja e tij ishte sekretarja personale e Sali Berishës.
Zhukri ka vepruar gjithnjë në hije, ka bërë miliona euro me çekiçin në dorë pa zhurmë, deri në mars të vitit 2022, kur me një vendim në konflikt interesi i dha vulën e PD-së Komisionit të Rithemelimit të Berishës.
Sa do që KPK-ja është komprentuar dhe krimbur nga eurot vitet e fundit, nuk ka aq guxim për të konfirmuar në detyrë Zhukrin, i njohur edhe si gjyqtari i vulës së PD-së.
Çfarë po ndodh? KPK-ja shtyn prej 4 vitesh shkarkimin e Agron Zhukrit si të korruptuar. Procesi i verifikimit për gjyqtarin e vulës ka nisur që në vitin 2020.
Po sjellim në vëmendje një tjetër fakt. Procesi i Vetingut, për shembull, për ish kryetarin e Gjyaktës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka nisur në dhjetor 2017. KPK-ja mori vendimin e shkarkimit në korrik 2018. Për 7 muaj është kryer verifikimi për Zaganjorin.
Si ka mundësi që për Zaganjorin procesi i Vetingut zgjati 7 muaj, ndërsa për Agron Zhukrin ka zgjatur 4 vite, madje mund të shkojë edhe 7 vite?
Sa para janë paguar për të shtyrë shkarkimin e Agron Zhukrit, i cili mësohet se ka përgatitur një teks dorëheqje për ta firmosur në momentin që do të paraqitet para KPK-së për t’u njohur me rezultatet e hetimit?
Shumë gjyqyarë dhe prokurorë, të cilët nuk kanë paguar tarifën tek çeta e sekserëve të KPK, janë shkarkuar me shpejtësi nga detyra. Disa janë rikthyer në detyrë nga KPA, ndërsa shumë të tjerë pritet të dalin para KPA.
Ndërkaq një nga oligatorët e korrupsionit në Gjykatën e Tiranës, Agron Zhukri, vijon pazaret me gjyqet, duke mbledhur dhe pastruar miliona euro.
Agron Zhukri ka pastruar mbi 2 milionë euro përmes një investimi 160 mijë USD në një pallat te Stadiumi Dinamo.
Pas ngritjes së SPAK-ut, Zhkuri po investon miliona euro para të pista në pallate dhe vila jashtë vendit, pasuri këto që normalisht nuk i ka deklaruar në ILDKPKI.
Kur njëri nga djemtë aksidentoi për vdekje një qytetar me makinë, nuk qëndroi as dy orë në burg. Ngjarja u mbajt e fshehtë, asnjë lajm nuk pati dhe dosja u mbyll me shpejtësi.
Në të njëtën mënyrë është mbyllur dosja e djalit tjetër, i cili qëlloi mbi efektivët e policisë në Vlorë.
Vitin e kaluar, Zhukri ka ndërmarrë edhe një lëvizje tjetër, duke hapur disa kompani për konsulencë ligjore, kamufluar në emrin e djemve Arold dhe Lorin Zhukri, ku kap klientë për dosje që ka vetë në dorë apo kolegët e tij, për të evituar konfliktin flagrant të interesit.
Në vitet 2029 dhe 2020, kanë hapur dy kompani, përmes të cilave kanë përfituar licenca për investim në energjinë e rinovueshme.
Miliona euro ka pastruar Agron Zhukri përmes bashkëshortes Rezarta Zhukri, ish sekretare personale e Sali Berishës, me anë të një agjencie udhëtimi dhe sigurimesh, ARLO Travel-Blu Tour.
Vetëm gjatë viteve 2017-2018, kur nisi Vetingu, zonja Zhukri ka deklaruar rreth 1 milionë euro të ardhura nga agjencia.
Edhe pse prej 4 vitesh në verifikim, KPK-ja nuk ka njoftuar ende një datë për paraqitjen e Zhukrit në seancë dëgjimore, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit.
Po kush janë gjqytarët e dosjes së Zhukrit?
Kush janë këshilltarët ligjor?
Kush është grupi i këtij skandali, anëtarët e të cilit kanë nisur të bëjnë vrap nga liqeni për t’u bërë pjesë e BKH-së?