Prapaskena

Investigim

Afera 23 milionë euro / Vis Berberi i dha tender kompanisë së vet për të mbikqyrur punimet e Arbër Abazit dhe Artan Sakos për unazën e re, kush është Balter Begaj bakomati i kreut të ARRSH

Publikuar: 24/02/2024

Në 8 tetor 2021, kreu i ARRSH, Evis Berberi ka firmosur tenderin me vlerë 23 milionë euro për kompanitë ALKO-IMPEX dhe 2T, për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 7.

Pronarët në letra të dy kompanive fituese janë Arbër Abazi dhe Artan Sako. Arbër Abazi është nipi i ish deputetit të PS, Sadri Abazi. Artan Sako është vëllai i ish kreut të Gardës, Gramoz Sako.

Ka dyshime të forta se tenderi është paracaktuar me pazar në tavolinë për dyshen Abazi-Sako, dyshe e cila ka përfituar qindra milionë euro tendera me natyrë korruptive, por le të ndalemi te rrethanat e faktit, të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme për një skemë të frikshme korrupsioni me paratë publike.

Për të mbikqyrur punimet e ALKO-IMPEX dhe 2T, për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 7, Vis Berberi ka përzgjedhur në datën 10 nëntor 2021 si fituese e tenderit grupin e kompanive “NET-GROUP” dhe “ARABEL – STUDIO”.

Administrator dhe pronar i kompanisë supervizuese Net-Goup është Valter Begaj, shoku dhe ish ortaku i Vis Berberit, i njohur edhe si banomati i drejtorit të ARRSH.

Berberi dhe Begaj kanë lidhje biznesi bashkë dhe disa fakte ngrenë dyshime të forta se kanë pastruar para.

Kompania Net-Goup është themeluar nga Valter Begaj në gusht të vitit 2017.

Vis Berberi ma qenë punësuar në këtë kompani, madje ka qenë drejtues teknik i saj.

Ky dokument zyrtar tregon se Evis Berberi ka qenë drejtues teknik i kompanisë B-VAAL ENGINEERING, e cila ka ndryshuar emrin duke u bërë Net-Goup.

Vis Berberi i ka dhënë tenderin kompanisë ku më parë ka qenë drejtues teknik.

Po pse Berberi doli kaq hapur, i dha tender kompanisë së tij si drejtues teknik, duke rrezikuar një ditë burgun?

Arsyeja është shumë thjeshtë. Në asnjë tender nuk mund të vidhen paratë publike pa bashkëpunimin me mbikqyrësin e punimeve.

Çfarë ka ndodhur në rastin konkret?

Vis Berberi, Arbër Abazi dhe Artan Sako kanë mbyllur pazarin për tenderib 23 milionë euro. Pjesë të këtij pazari kanë bërë edhe Valter Begajn, ish punëdhënës i Vis Berberit, për të mbikqyrur punimet.

Vetëm nga mungesa e diferencës mes fondit limit dhe ofertës fituese, në këtë tender, janë përvetësuar 3 milionë euro, pa llogaritur fitimet normale të dy firmave fituese dhe fitimet nga certifikimi i punimeve të pakryera dhe devijimeve të vogla.

Vis Berberi pastrim parash me Valter Begajn

Në 7 shtator 2018, Evis Berberi, sot drejtor i ARRSH-së, i blen Valter Begajt kompaninë ‘B- VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj.

Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM.

Pesë muaj më vonë, në 31 janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, për 500 mijë euro, një lëvizje klasike kjo pastrimi parash, kontrata fiktive, falsifikime etj.

Nga bilancet e kompanisë së re rezulton se fitimi në vitin 2018, pra disa muaj pas themelimit, është 120 mijë euro.

Nëse fitimi vjetor ishte 120 mijë euro, si ka mundësi që Valter Begaj e shet kompaninë për 100 mijë lekë shokut të tij, i cili ia shet më pas shoqe Brunildës për 500 mijë euro?!

Ku i mori Brunilda Buli 500 mijë euro për të blerë kompaninë?

Nuk ka shumë dyshime se kemi të bëjmë me një skemë të pastër pastirimi parash.

Berberi e ndërmori këtë lëvizje fiktive jo vetëm për të pastruar dhe legalizuar 500 mijë euro, por edhe për një arsye tjetër, pasi do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë si dhe koordinator i projektit për punimet që u zhvilluan në Spitalin e Ri Rajonal Memorial në Fier, para se të bëhej drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar në qershor 2021.

Po a kryente vërtetë ndonjë aktivitet kompania DAAM?

Çfarë del në librat e shitjes dhe blerjes së kompanisë kur drejtohej nga Berberi?

Aventura nuk mbaron këtu. Në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, Valter Begaj, tashmë për rreth 2 milionë euro.

Në 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro.

Një muaj më vonë, Ervis Lami pendohet dhe ia shet sërish kompaninë DAAM Valter Begajt. Me mbarimin e sagës së shitblerjes, befas fitimet e kompanisë përgjysmohen, edhe pse logjikisht duhet të rriteshin.

Ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se kompania është e Evis Berberit, ndërsa ka përdorur shokët dhe shoqet e tij, për ta kamufluar, për të evituar formalisht konfliktin e interesit, por gjithsesi pastrimi i parave mbetet.



Më të lexuarat