Psikologët nesër protestë për të larguar Valbona Treskën që ka uzurpuar zyrën, ish presidentja vijon pazaret edhe pas shkarkimit, anëtarët e Këshillit të UP pjesë e dallavereve

Kryesore

Publikuar: 12/02/2024

Psikologët nesër protestë për të larguar Valbona Treskën që ka uzurpuar zyrën, ish presidentja vijon pazaret edhe pas shkarkimit, anëtarët e Këshillit të UP pjesë e dallavereve

Përshkallëzohet situata e parecedentë në organizatën e psikologëve. Psikologët do të mbajnë sot një protestë para zyrave të Urdhërit të Psikologut në Tiranë, për të larguar ish presidenten Valbona Treska, e cila ka uzurpuar zyrën, duke refuzuar të largohet pas shkarkimit nga Asambleja e Përgjithshme e Urdhërit të Psikologut.

Valbona Treska vijon zhvatjet dhe pazaret me trajnimet, ndërsa ka krijuar një bandë me disa anëtarë të Këshillit Kombëtarë të UP, të cilët në vend që të zbatonin ligjin duke konstatuar mbarimin e mandatit të ish presidentes, janë bërë palë mr Valbona Treskën, duke ndarë bashkë interesat korruptive.

Prapaskena do të denoncojë në vijim me emra dhe fytyra anëtarët e bandës së Valbona Treskës.

Protesta e shumicës së psikologëve do të mbahet nesër në orën 15:00.

Të nderuar përfaqësues të medias në Republikën e Shqipërisë:
Duke ju falenderuar për pasqyrimin me vertetësi të Asamblesë së Jashtëzakonshme me datë 27.01.2024, ku morën pjesë rreth 400 psikologë nga e gjithë Shqipëria, në të cilën mes të tjerave u shkarkua presidenti i Urdhrit të Psikologut Znj.Valbona Treska.
Sot jemi në kushtet kur ish presidenti bashkë me Këshillin Kombëtar, po vazhdojnë të veprojnë jashtë interesave tonë.
Prandaj ne, antarët e Asamblesë:
• Në kushtet e mosreagimit nga ana e antarëve të Këshillit Kombëtar
• Në kushtet e injorimit nga Ministritë antare në Këshillin Kombëtar
• Në kushte kur ish presidentja nuk e njeh rezultatin dhe e mbanë atë në mënyrë të paligjshme

Po përdorim mjetet qytetare në të cilin tregohet qartë vullneti ynë për ti shkuar kësaj kauze deri në fund. Askush nuk mund të na ndryshojë vullnetin tonë me forcë e nënshtrim.
Ju lutem, mos e konsideroni sjelljen e Znj.Treska, si sjellje e gjithë psikologëve.
Psikologët e vërtetë nuk imponohen e nuk jetojnë për karrige, por për ti shërbyer komunitetit në misionin tonë fisnik!
“, njofton grupi organizator i protestës.

Mund të lexoni