Pazaret e Valbona Treskës, 550 psikologë kërkojnë mblidhje urgjente të Asamblesë së Urdhrit të Psikologut, denoncohet për vjedhje me trajnimet dhe uzurpim kompetencash

Krim & Korrupsion

Publikuar: 24/01/2024

Pazaret e Valbona Treskës, 550 psikologë kërkojnë mblidhje urgjente të Asamblesë së Urdhrit të Psikologut, denoncohet për vjedhje me trajnimet dhe uzurpim kompetencash

Pazaret dhe disa afera të pretenduara të Presidentes së Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, kanë alarmuar dhe vënë në lëvizje mbi 550 psikologë, të cilët kanë kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Psikologëve.

Të paktën 550 psikologë, që përbëjnë më shumë se 1/3 të të gjithë anëtarëve të Asamblesë, kanë firmosur kërkesat për mbledhjen e Asamblesë së Urdhrit të Psikologut.

Mbledhja është parashikuar të mbahet ditën e shtunë, datë 27.01.2024, në Hotel Tirana, salla Arkenia.

Jemi një grup prej +550 psikologësh deri sot me datë 23.01.2024 (nga 1577 në total) të cilët sipas ligjit kanë thirrur Asamblenë Kombëtare me datë 27.01.2024, në Hotel Tirana salla Arkenia. Ne, 1/3 e Asamblesë kërkojmë nga Ju pasqyrimin për interes publik të këtij procesi të parë dhe paprecedent në Republikën e Shqipërisë. Asambleja ka qënë e detyruar të vetëmblidhet për shkak të shkeljeve, indiferencës dhe arrogancës nga ana e organeve drejtuese në gjithë këto vite ekzistencë Urdhri. E fundit me rritjën e tarifave dhe kuotizacioneve pa u konsultuar më parë me asamblenë dhe në mungesë të theksuar transparence“, thuhet në një njoftim të Grupit Organizator të Asamblesë së Jashtëzakonshme.

Grupi i psikologëve denoncon Presidenten e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, për vjedhje përmes mashtrimit, vjedhje me trajnimet, vendime të paligjshme, klientelizëm dhe uzurpim kompetencash.