Spartak Kovaçi ndan miliona euro me trafikantë kokaine dhe ortakët e babait, hotel me paratë e tenderave, vijon vjedhjet edhe pas zbarkimit të BKH dhe shpalljes së falimentit

Investigim

Publikuar: 07/02/2024

Spartak Kovaçi ndan miliona euro me trafikantë kokaine dhe ortakët e babait, hotel me paratë e tenderave, vijon vjedhjet edhe pas zbarkimit të BKH dhe shpalljes së falimentit

Drejtori i Ujësjellësit, Spartak Kovaçi, i cili është në varësi të Bashkisë Durrës, ka dalë nga binarët dhe po harxhon në mënyrë të shfrenuar buxhetin e shoqërisë. Kalendari i Kovaçit vazhdon të mbushet çdo ditë me tendera, jo vetëm të pajustifikuar në gjendjen financiare që ka shoqëria, por edhe në të ligjit mbi prokurimet.

“Rikonstruksion i godinës në stacionin e pompimit Fushë-Kuqe”, është tenderi i ri. Pra, Kovaçi do të bëjë riparime të tipit beton, suvatim, shtrim territori në godinën e shpërndarjes së ujit në këtë zonë. Në vend që të rregullojë tubacionet që çahen vazhdimisht dhe lënë Durrësin e Shijakun për ditë të tëra pa ujë, Kovaçi do të harxhojë 374 milionë lekë për suva në fasadën e godinës në Fushë Kuqe.

Ky investim është i tepruar kur vetëm pak muaj më parë, shoqëria deklaroi falimentimin financiar. Gjithsesi Kovaçi ndjek planin e tij për t’i ndarë paratë e arkës me kompani të përfshira në korrupsionin e tenderëve.

Edhe ky tender i Kovaçit është vlerësuar me “Red Flag” nga Open Data, si shenjë e riskut të korrupsionit.

Në dokumentet kryesore të tenderit tregohet që janë dorëzuar 3 oferta për këtë projekt, ku më e lira ishte ajo e firmës T&XH shpk. Në fakt, Kovaci e ka skualifikuar menjëherë nga gara këtë kompani me argumentin se ‘Nuk ka paraqitur taksat vjetore për vitin 2023’. Nuk duhet të jetë në rregull ky kriter, sepse buxheti nuk dorëzohet në ditët e para të Vitit Ri. Si për çudi, firma tjetër, IGROUP shpk nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, pra është dorëhequr në momentin e fundit, duke i lënë hapur rrugën propozimit të paraqitur nga operatorët BALILI KONSTRUKSION shpk – I.C.C GROUP, me vlerë 361 milionë lekë.

Ashtu siç e thotë ligjit, edhe siç ne e kemi theksuar shpesh, në këtë rast tenderi duhej të ishte anuluar për mungesë të konkurrencës. Kovaci e ka anashkaluar ligjin dhe ka firmosur kontratën me firmat BALILI KONSTRUKSION shpk – I.C.C GROUP në mungesë të garës.

Kontratë me një trafikant droge

Të dyja këto firma kanë nga pasur histori korrupsioni dhe abuzimi me fondet shtetërore përmes tenderëve.

I.C.C GROUP tashmë rezulton në pronësi të Eduart Zoit dhe Mehmet Korreshit, por nga disa kërkime në dokumente e kompanisë na rezulton se në të vërtetë pas saj qëndron Denilson Çervanaku.

Së pari duam të theksojmë se në vitin 2015 kur u themelua kompania është regjistruar në QKB me emrat e Eduart Zoit dhe Mehmet Korreshit.

Por, në vitin 2017 blihet nga Denilson Çervanaku, i cili në këto dy vite merrej me sport dhe po fshihej me kujdes që të mos binte në sy se kompania në të vërtetë ishte e tija.

Karrierën në sport e ka nisur në vitin 2013 dhe e ka mbyllur në vitin 2017, pra fiks në kohën kur vendosi të kalojë firmën nën administrimin e tij. Sepse në këtë periudhë iu fut një biznesi tjetër duke përdorur kompaninë.

Mes të tjerave kjo kompani ka si objektiv edhe ‘Transport mallrash dhe udhëtarësh e pika servisi për automjete.”

Por, në fakt që nga 2017 është përdorur edhe për transport droge nga Denilson Çervanaku i cili vepronte bashkë me babain e tij Viktor Çervanakun. Ky i fundit ka qenë kryetari i komunës Frakull e Madhe dhe deri në vitin 2022 ishte drejtor në OST, por më pas u shkarkua sepse iu zbulua biznesi i drogës që bënte me të birin dhe të fejuarën e tij.

Në nëntor të vitit 2022, Denilson Çervanaku dhe e fejuara e tij Enxhi Ferhati ishin dy nga të arrestuarit për laboratorin e kokainës në Fier.

Çifti i të rinjve kanë nxjerrë zbuluar trafikantët për laboratorin e kokainës që fshihej në banesën e Viktor Çervanakut në Frakull të Fierit. Nga përgjimi i bisedave të tyre është zbuluar se Denilsoni ka informuar për çdo lëvizje të grupit të fejuarën e tij.

Edhe pse bisedat mes tyre shpeshherë ishin të koduara, hetuesit kanë arritur të kuptojnë se në Frakull të Fierit ishte ndërtuar një laborator për përpunimin e kokainës që vinte nga Kolumbia. Laboratori ishte në ndërtuar në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës Frakull, Viktor Çervanaku.

Ky i fundit, vëllai i tij Zenel Çervanaku dhe Nikolin Gjolenda dyshohet se janë personat kryesorë të grupit kriminal. Viktor Çervanaku thirrej nga grupi dhe me nofkën ‘Drejtori’.

Me sa duket ai kishte nuhatur më herët kontrollet e policisë, prandaj në 2019 ia ktheu sërish aksionet e kompanisë  I.C.C GROUP Eduart Zoit dhe Mehmet Korreshit, të cilët më siguri vazhdojnë të marrin urdhra nga Çervanaku.

Nuk është çudi që Kovaçi po ndihmon këtë kompani të pastrojë jo vetëm emrin, por edhe paratë e drogës.

Ndërkohë edhe firma tjetër BALILI KONSTRUKSION shpk nuk mbetet pas kur vjen çështja tek korrupsioni me prokurimet.  Ajo drejtohet nga Engjëll Balilaj, i cili njihet për raportet e mira që ka me Sakon, pasi i fal shpesh tenderë të majme për investime të çala në Bashkinë Durrës.

Sikur kuptohet situata me tenderët në Durrës qenka shumë më e errët seç duket, pasi drejtorët dhe kryebashkiakja favorizojnë njerëz të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës. SPAK nuk duhet të humb kohë në hetimet ndaj Spartak Kovaçit, ndryshe Ujësjellësi i Durrësit do të mbetet me arkën bosh.

Kovaçi është akuzuar se i ka dhënë mbi 20 milionë euro tendera kompanisë ku ortak është babai tij, Petrit Kovaçi. Po ashtu është përgjegjës për falimentimin e shoqërisë UKT, që u shpall në pasqyrën financiare të deklaruar në QKB në qershor 2023.

Afera e findit

Pavarësisht se shpalli falimentin para disa muajsh, shoqëria që ka pronare kryesore Bashkinë e Durrësit, vazhdon rutinën duke prishur paratë e arkës me tendera abuzivë.  Të tillë janë dy prokurime që janë bërë së fundmi. Pagesa e internetit dhe të mirëmbajtja e rrjetit të faturimit për Ujësjellësin në Durrës, duhet të ishin më të lira, por Administratori Kovaçi e vë fondin limit sa më të lartë që të jetë e mundur.

Të dy tenderat kanë përfunduar në KPP, për një sërë shkeljesh që mbartin.

Njëri prej tyre ka si objekt “Shërbim internet për nevoja te SHRUKD”, me fond limit 30 milionë lekë. Afati për dorëzimin e ofertave duket fiktiv, sepse pritet vetëm ditën e nesërme për t’i pranuar propozimet. Ndërkohë, denoncimi i kompanisë ‘NISATEL’, me administratore Joana Bajrami ngre pretendimin se kriteret e vendosura diskriminojnë dhe pengojnë konkurrentët që duan të marrin pjesë në këtë garë.

Konkretisht, ankimuesi denoncon kriterin ku thuhet se: “Operatori ekonomik të paraqes Licencë të lëshuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për transmetim të dhënash si dhe lejen e përdorimit të frekuencës ta licencuar nga AKEP që do të përdoret sipas specifikimeve teknike”.

Për këtë pikë denoncuesi sqaron se lidhja e internetit do të bëhet me fibra, çka nuk ka nevojë për  përdorim të frekuencave, duke theksuar se përdorimi me frekuenca bëhet për disa raste të veçanta si ushtria, mbrojtja kombëtare. Kështu ankimuesi thekson se UK Durrës bie në kundërshtim të kërkesës me kriteret e vendosura.

Ndërsa me tutje shprehet se UK e ka shtuar këtë kriter me qëllim që të favorizojë vetëm një kompani, që mund ta kenë paracaktuar si fituese.

Kriteri i vendosur nga AK për lejen e përdorimi të frekuencës të licencuar nga AKEP është kriter jashtë objektit të tenderit, dhe nuk ka lidhje me specifikimet teknike të kërkuar nga AK. Për këtë arsye kjo kërkues e shtuar bie poshtë pasi ka dalë nga objekti i prokurimit të tenderit, është kriter i vendosur qëllimisht nga SHKRUD-ja për të skualifikuar operator ekonomik të interesuar për të marr pjesë në tender për arsye që i di vet institucioni”, thuhet në ankesë.

Pra, Kovaçi e ka paracaktuar fituesin e tenderin. Të paktën denoncuesi i ka sjellë provat e qarta se tenderi është manipuluar,

Firma kroate denoncon tenderim 140 milionë lekë

Në të  njëjtën ditë është dorëzuar një denoncim nga firma kroate ‘PRIMUS ALBANIA’, me administrator Hrvoje Cabrajic, për një tjetër tender të zhvilluar nga Kovaçi. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Shërbimet e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së software-ve’, për të cilin janë parashikuar të shpenzohen rreth 145 milionë lekë (Pa TVSH).

Ankimuesi shprehet se, paradoksalisht Shoqëria e Ujësjellësit kërkon që të plotësohen kriteret në bazë të Termave të Referencës të paraqitura në kapitull. Por konstatohet se AK nuk i ka paraqitur Termat e Referencës, duke ngritur në këtë rast pretendimin se UK ka bërë një lapsus në hartimin e kritereve sepse mund ta ketë marrë ata copy-paste.

Kroati kërkon të bëjë biznes të pastër në Shqipëri, por Kovaçi as nuk i shesh dokumentet e tenderit, ai thjesht firmos për atë kompani që ka vendosur më parë t’i japë fondin.

Prandaj kompania ankuese i kërkon AK që ta heq këtë kriter ose të rregullojnë lapsusin e bërë, sepse kështu po paralizojnë konkurrentët që duan të marrin pjesë në këtë garë.

Gjithashtu, ankimuesi specifikon se duhet hequr kriteri për ‘6 (gjashtë) punonjës të diplomuar në fushën e IT’, duke shpjeguar se bie në kundërshtim me vendimin e KPP dhe gjithashtu duket qartë që është kriter i përshtatshëm vetëm për një kompani të parapëlqyer nga Kovaçi.

Kështu, bëhet denoncimi i dytë që na tregon se Kovaçi nuk e ka mendjen tek letrat që firmos, por tek kompania ku do të çojë paratë e fondit të prokuruar. / Gijotina

Skema e korrupsionit, një hotel me para të pista

Disa ditë më parë, një skuadër e BKH-së ka zbarkuar me urdhër të SPAK-ut në zyrën e drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Durrës, Spartak Kovaçi, duke i sekuestruar kompjuterin.Zbarkimi ka ardhur pas sinjalizimit të SPAK për afera korruptive nga Spartak Kovaçi, i cili dyshohet se ka përvetësuar paratë e ujësjellësit përmes një skeme korrupsioni me babanë e tij, Petrit Kovaçi dhe disa ortakë të babait, duke qarkulluar të paktën 50 milionë euro, ku e implikuar është edhe kryebashkiakja Emiriana Sako.

Sot po sjellim faktet dhe si po pastrohen paratë e korrupsionit nga Spartak Kovaçi, duke ndërtuar hotelin luksoz Azure Elegance Hotel në Durrës, një investim miliona euro që duhet sekuestruar nga SPAK-u, pasi investimi nuk justifikohet me burim të ligjshëm të ardhurash.Në 28 shkur 2022, Petrit Kovaçi dhe kompania T.O.V 2019 themelojnë kompaninë Adriatic Union, me objekt hoteleri, turizëm etj., me kapital 100 mijë lekë.

Kompania T.O.V 2019 është themeluar në vitin 2019, me kapital 100 mijë lekë, me objekt bar, restorant etj.Genti Klosi, një personazh pa historik biznesi, është pronar me 50 % të aksioneve i kësaj kompanie, me emër tregtar Shafran.

Genti Klosi është vëllai i Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi, i cili është kuanti i Alda Klosit, ish zyrtares së besuar të Arben Ahmetajt, e cila kishte mbushur shtëpinë me paratë e korrupsionit me tendera dhe koncensione.Në 29 maj 2023 mblidhet Këshilli Kombëtar i Territorit. Përpos të tjerave, në këtë mbledhje miratohet edhe leje për ndërtimin e një hoteli nga kompania Adriatic Union, me nipt M21511503C.

Sipas vendimit, hoteli Azure Elegance Hotel, një investim miliona euro, do të ndërtohet në rrugën Plazh/13 në Durrës.

Prapaskena mëson se pas investimit qëndrojnë Spartak Kovaçi dhe Ceno Klosi, dy personazhe të lakuar si figura të korrupsionit me tendera dhe afera të larmishme në Ujësjellësin e Durrësit dhe Tatime.

Ndryshe nga Alda Klosi, duket se Kovaçi dhe Klodi nuk do t’i mbajnë paratë të fshehura në skuta, por po i investojnë në pasuri të palujtshme, me të cilave edhe një hotel.

Nuk ka asnjë mundësi dhe logjikë financiare që një kompani fantazmë me 100 mijë lekë kapital, që kontrollohet nga një tjetër kompani fantazmë, të ndërtojë një hotel miliona euro investim.

Nga ana tjetër, edhe Petrit Kovaçi, i cili ka 50 % të aksioneve në kompaninë e hotelit, nuk ka burime të ligjshme të ardhurash për të realizuar investimin.

Kompania e tij kryesore e ndërtimit, Adriatik shpk, ku ka 50 % të aksioneve, rezulton herë me humbje dhe herë me fitime modeste.

Edhe pse vitet e fundit ka nisur të dalë me fitim, për të mos paguar taksa, nuk është ndarë dividenti, por është mbajtur rezervë ose është investuar në asete.Pra, kompania Adriatic Union, me nipt M21511503C, nuk ka asnjë mundësi financiare të ligjshme për të kryer investimin, për ndërtimin e hotelit.

Po nga burojnë paratë?

Babai i Spartak Kovaçit, Petrit Kovaçi, me kompaninë e ndërtimit ‘Adriatik‘ me nipt J61807505I, ka marrë mbi 20 milionë euro tendera nga Bashkia e Durrësit, me në krye Emiriana Sako.

Tenderat i ka marrë me pazar në tavolinë, me ofertë fituese sa fondi limit dhe duke mashtruar me volumin e punimeve, duke futur në xhep gati 50 % të vlerës së tenderave.

Në total, pra edhe nga bashki dhe institucione të tjera, Petrit Kovaçi ka marrë mbi 35 milionë euro tendera, në të njëjtën formë klientelizmi dhe me flamur korrupsioni.

Ndërkaq, ortakët e Petrit Kovaçit, me të cilët ka marrë mbi 35 milionë euro tendera, pa llogaritur miliona euro si nënkontraktor, kanë marrë mbi 15 milionë euro tendera nga Spartak Kovaçi, që është i biri i Petrit Kovaçit.

Ortakët në tendera të Petrit Kovaçit që kanë marrë tendera miliona euro nga i biri Spartak Kovaçi janë;

-Artan Sako, vëllai i komandatit të Gardës, Gramos Sako, administrator dhe bashkëpronar i kompaninë së ndërtimit 2 T shpk, përfituese e mbi 100 milionë euro tendera të dyshimtë dhe me flamur të kuq korrupsioni.

-Alfred Ibrahimi, Ramadan Ibrahimi, Jorgjie Ibrahimi dhe Eduart Ibrahimi, bashkëpronarë të kompanisë Ed Konstruksion, përfituese e mbi 100 milionë euro tendera gjatë viteve të fundit.

Ortakët në tendera të Petrit Kovaçit që kanë marrë tendera miliona euro nga Bashkia Durrës janë;

-Vasil Jovani, ‘peshku i madh’ i tenderave, pronar dhe administrator i kompanisë KRONOS KONSTRUKSION, përfituese e rreth 60 milionë euro tendera të dyshimtë, ndërsa ka përlarë edhe fondet e BE-së për bujqësinë.

-Luan Kapri, pronar i kompanisë Rej shpk, e cila gjatë viteve të fundit ka përfituar mbi 30 milionë euro tendera.

-Flutura, Kujtim dhe Besnik Hysa, bashkëpronarë të kompanisë Vëllezërit Hysa, me disa dosje korrupsioni në SPAK, e skeduar për korrupsion, vjedhje masive, falsifikime dhe mashtrimKy grup kompanish ka qarkulluar të paktën 50 milionë euro, vetëm për llogari të babë e bir Petrit dhe Spartak Kovaçi, duke përvetësuar gjysmën e shumës, pa llogaritur përfitimet me nënkontraktime.

Spartak Kovaçi ka ndarë paratë e ujësjellësit me disa kompani sigurimesh, si dhe me Arbër Abazin, Alketa Tori, Munir Konesha, Raship Çelo, Andi Marku, Engjëll Balilaj, Erjon Muçaj etj.