Nga trashëgimtar i rremë i 113 m2 tokë (pasi është shpronësuar nga Italia fashiste) dhe me 39 mijë euro para të ligjshme, dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ngriti 19 kulla mbi pronën publike ish Klubi Partizani.
Pasi SPAK-u e mbërtheu duke u arratisur në Rinas, fillimisht profesor Abi pretendoi se ishte i pafajshëm dhe se po goditej pasi kishte luftuar inceneratorët.
Më pas u mbrojt duke thënë se kishte marrë tokën që i takonte dhe se SPAK po përdorej politikisht.
Edhe pse i dyshuar për pastrim parash dhe korrupsion, profesor Abin e nxori nga burgu gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila kishte marrë një apartament tek kullat e tij.
Se sa i ligjshëm është vendimi i Olldashit këtë do ta vlerësojë Gjykata e Lartë.
Pas daljes nga burgu, profesor Abi vijon luftën në Facebook kundër SHBA-ve, SPAK-ut dhe gazetarëve që kanë denoncuar aferat e Familjes Berisha, shpallur non grata nga SHBA-të.
Gjithashtu, profesori i korrupsionit dhe pastrimit të parave, sipas SPAK, vijon të mbështesë revulucionin e bashkëshortes Argitës tek Rruga Nongrata, me Batmanin nga ballkoni, vjehrrin non grata, i izoluar nga SPAK si i korruptuar.

Bie në sy që pas daljes së përkohshme nga burgu, profesor Abi ka bllokuar komentet e qytetarëve në rrjetin social Facebook.

Nuk dihet se pse profesori i pastrimit të parave u trembet komenteve të qytetarëve, për shkak të zbulimit të pasurive të paligjshme që i bëri SPAK apo nga frika se mund t’i përmendin ndonjë histori të pakëndshme gjatë qëndrimit në burg.