GJKKO dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

Aktualitet

Publikuar: 28/12/2023

GJKKO dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

Dënohet ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla. Vendimi nga GJKKO.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.

Alla u dënua me 3 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.