SPAK i bllokon kompjuterin / Drejtori i Ujësjellësit Durrës Spartak Kovaçi po ndërton hotel me Ceno Klosin me paratë e tenderave, skema e vjedhjes me babanë Petritin dhe ortakët e tij (emrat)

Kryesore

Publikuar: 22/12/2023

SPAK i bllokon kompjuterin / Drejtori i Ujësjellësit Durrës Spartak Kovaçi po ndërton hotel me Ceno Klosin me paratë e tenderave, skema e vjedhjes me babanë Petritin dhe ortakët e tij (emrat)

Disa ditë më parë, një skuadër e BKH-së ka zbarkuar me urdhër të SPAK-ut në zyrën e drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Durrës, Spartak Kovaçi, duke i sekuestruar kompjuterin.Zbarkimi ka ardhur pas sinjalizimit të SPAK për afera korruptive nga Spartak Kovaçi, i cili dyshohet se ka përvetësuar paratë e ujësjellësit përmes një skeme korrupsioni me babanë e tij, Petrit Kovaçi dhe disa ortakë të babait, duke qarkulluar të paktën 50 milionë euro, ku e implikuar është edhe kryebashkiakja Emiriana Sako.

Sot po sjellim faktet dhe si po pastrohen paratë e korrupsionit nga Spartak Kovaçi, duke ndërtuar hotelin luksoz Azure Elegance Hotel në Durrës, një investim miliona euro që duhet sekuestruar nga SPAK-u, pasi investimi nuk justifikohet me burim të ligjshëm të ardhurash.Në 28 shkur 2022, Petrit Kovaçi dhe kompania T.O.V 2019 themelojnë kompaninë Adriatic Union, me objekt hoteleri, turizëm etj., me kapital 100 mijë lekë.

Kompania T.O.V 2019 është themeluar në vitin 2019, me kapital 100 mijë lekë, me objekt bar, restorant etj.Genti Klosi, një personazh pa historik biznesi, është pronar me 50 % të aksioneve i kësaj kompanie, me emër tregtar Shafran.

Genti Klosi është vëllai i Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi, i cili është kuanti i Alda Klosit, ish zyrtares së besuar të Arben Ahmetajt, e cila kishte mbushur shtëpinë me paratë e korrupsionit me tendera dhe koncensione.Në 29 maj 2023 mblidhet Këshilli Kombëtar i Territorit. Përpos të tjerave, në këtë mbledhje miratohet edhe leje për ndërtimin e një hoteli nga kompania Adriatic Union, me nipt M21511503C.

Sipas vendimit, hoteli Azure Elegance Hotel, një investim miliona euro, do të ndërtohet në rrugën Plazh/13 në Durrës.

Prapaskena mëson se pas investimit qëndrojnë Spartak Kovaçi dhe Ceno Klosi, dy personazhe të lakuar si figura të korrupsionit me tendera dhe afera të larmishme në Ujësjellësin e Durrësit dhe Tatime.

Ndryshe nga Alda Klosi, duket se Kovaçi dhe Klodi nuk do t’i mbajnë paratë të fshehura në skuta, por po i investojnë në pasuri të palujtshme, me të cilave edhe një hotel.

Nuk ka asnjë mundësi dhe logjikë financiare që një kompani fantazmë me 100 mijë lekë kapital, që kontrollohet nga një tjetër kompani fantazmë, të ndërtojë një hotel miliona euro investim.

Nga ana tjetër, edhe Petrit Kovaçi, i cili ka 50 % të aksioneve në kompaninë e hotelit, nuk ka burime të ligjshme të ardhurash për të realizuar investimin.

Kompania e tij kryesore e ndërtimit, Adriatik shpk, ku ka 50 % të aksioneve, rezulton herë me humbje dhe herë me fitime modeste.

Edhe pse vitet e fundit ka nisur të dalë me fitim, për të mos paguar taksa, nuk është ndarë dividenti, por është mbajtur rezervë ose është investuar në asete.Pra, kompania Adriatic Union, me nipt M21511503C, nuk ka asnjë mundësi financiare të ligjshme për të kryer investimin, për ndërtimin e hotelit.

Po nga burojnë paratë?

Babai i Spartak Kovaçit, Petrit Kovaçi, me kompaninë e ndërtimit ‘Adriatik‘ me nipt J61807505I, ka marrë mbi 20 milionë euro tendera nga Bashkia e Durrësit, me në krye Emiriana Sako.

Tenderat i ka marrë me pazar në tavolinë, me ofertë fituese sa fondi limit dhe duke mashtruar me volumin e punimeve, duke futur në xhep gati 50 % të vlerës së tenderave.

Në total, pra edhe nga bashki dhe institucione të tjera, Petrit Kovaçi ka marrë mbi 35 milionë euro tendera, në të njëjtën formë klientelizmi dhe me flamur korrupsioni.

Ndërkaq, ortakët e Petrit Kovaçit, me të cilët ka marrë mbi 35 milionë euro tendera, pa llogaritur miliona euro si nënkontraktor, kanë marrë mbi 15 milionë euro tendera nga Spartak Kovaçi, që është i biri i Petrit Kovaçit.

Ortakët në tendera të Petrit Kovaçit që kanë marrë tendera miliona euro nga i biri Spartak Kovaçi janë;

-Artan Sako, vëllai i komandatit të Gardës, Gramos Sako, administrator dhe bashkëpronar i kompaninë së ndërtimit 2 T shpk, përfituese e mbi 100 milionë euro tendera të dyshimtë dhe me flamur të kuq korrupsioni.

-Alfred Ibrahimi, Ramadan Ibrahimi, Jorgjie Ibrahimi dhe Eduart Ibrahimi, bashkëpronarë të kompanisë Ed Konstruksion, përfituese e mbi 100 milionë euro tendera gjatë viteve të fundit.

Ortakët në tendera të Petrit Kovaçit që kanë marrë tendera miliona euro nga Bashkia Durrës janë;

-Vasil Jovani, ‘peshku i madh’ i tenderave, pronar dhe administrator i kompanisë KRONOS KONSTRUKSION, përfituese e rreth 60 milionë euro tendera të dyshimtë, ndërsa ka përlarë edhe fondet e BE-së për bujqësinë.

-Luan Kapri, pronar i kompanisë Rej shpk, e cila gjatë viteve të fundit ka përfituar mbi 30 milionë euro tendera.

-Flutura, Kujtim dhe Besnik Hysa, bashkëpronarë të kompanisë Vëllezërit Hysa, me disa dosje korrupsioni në SPAK, e skeduar për korrupsion, vjedhje masive, falsifikime dhe mashtrimKy grup kompanish ka qarkulluar të paktën 50 milionë euro, vetëm për llogari të babë e bir Petrit dhe Spartak Kovaçi, duke përvetësuar gjysmën e shumës, pa llogaritur përfitimet me nënkontraktime.

Vijon si i ka vjedhur Spartak Kovaçi paratë e ujësjellësit me disa kompani sigurimesh, si dhe me Arbër Abazin, Alketa Tori, Munir Konesha, Raship Çelo, Andi Marku, Engjëll Balilaj, Erjon Muçaj etj.