Në pranverë të këtij viti, teksa SPAK po avanconte me hetimet ndaj Arben Ahmetajt, ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani nisi një sulm nga një portal i Elvi Fundos, ish këshilltar i Ridvan Bodes, një nga simbolet e korrupsionit në Shqipëri, ende i paprekur nga drejtësia e re.

Ish anëtari i bordeve shtetërore Elvi Fundo, i cili në polici pretendon se e thërrasin edhe Vesho Mallisti, nisi një sulm me epitete fyese ndaj kreut të SPAK-ut, thua se po fliste në mejhane me shokët e ‘vizave’.


Fillimisht u dyshua se mbase Dumani kishte hapur ndonjë dosje korrupsioni të Ridvan Bodes, pullat fiskale, koncensionin e makrimit të karburanteve, aferat me kreditë, fshehje pasurie, pastrim parash apo ish Hotel Dajtin, afera keto ende të paprekura nga SPAK-u.

Por, disa javë më vonë SPAK goditi Arben Ahmetajn si pronarin real të inceneratorëve, pasi Klodian Braho kishte fshehur provat dhe devijuar hetimet.
Dosjen e Tigrit e kishte marrë në dorë vetë Altin Dumani, ashtu siç ka marrë në dorë edhe dosjen e Ilir Metës dhe Shkëlzen Berishës.
Ditët e fundit ish këshilltari i Bodes ka nisur të lavdërojë Altin Dumanin se po vendos një standard hetimi, të cilin duhet ta ndjekin edhe prokurorët e tjerë.
Është e vërtetë që me dosjen e Ahmetajt, Dumani vendosi një standard të lartë hetimi. Ky standard u zbatuar edhe për dosjen ‘Partizani’ dhe po aplikohet për Shkëlzen Berishën, Monika Kryemadhin dhe Ilit Metën.
Mbetet për t’u parë nëse ky standard do të vendoset edhe për aferat e Ridvan Bodes.
Prapaskena paralajmëron se pas datës 15 dhjetor, mediat e kontrolluara nga boshti i korrupsionit (Arben Ahmetajt, Familja Berisha dhe Meta) do të nisin një sulm të koordinuar ndaj Altin Dumanit, i cili ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Madje sinjalet e para kanë nisur që sot.