Prapaskena

Pa kategori

LAMTUMIRË Zef Deda, i biri: Baba dhe artist i jashtëzakonshëm!

Publikuar: 25/11/2023

Fjalë zemre dedikuar babait të tij të ndjerë.

Aktori i humorit Julian Deda ka mbajtur një fjalim prekës kushtuar Zef Dedës, i cili u nda nga jeta dje, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Duke vlerësuar rolin e tij si baba, por edhe si artist, Julian Deda kërkoi një duartrokitje të fundit për Zef Dedën nga vendi që për të ishte shtëpia e tij e dytë, teatri Migjeni në Shkodër.

Ju falënderoj shumë. Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjysh i jashtëzakonshëm, artist i madh. Nuk e di se sa duhet të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka dalë prej Zefit. Shpresoj t’ia dalim, me ndihmën edhe të babait nga lart.



Më të lexuarat