Grekofili dhe gazetari Arjan Çani i ka rekomanduar Sali Berishës dhe Ilir Metës që të përballen personalisht dhe të eliminojnë fizikisht prokurorët e SPAK-ut dhe gjykatësit e GJKKO që po pëpriqen t’i hetojnë dhe dënojnë për korrupsion.
Në një intervistë në Euronews Albania Çani solli shembullin e Greqisë dhe Italisë ku prokurorë dhe gjykatës janë përballur me revanshin e të dënuarve nga drejtësia.
Ai la të kuptoj se Berisha dhe Meta nuk kanë rrugë tjetër vecse t’i eleminojnë “kamikazët e Ramës në drejtësi.”
Çani e krahasoi SPAK-un me Hamasin, i cili sipas tij duhet shfarosur.
Këto deklarata janë të dënueshme. Ato përbëjnë vepër penale sipas Kodit Penal.
Mbetet për t’u parë nëse Prokuroria e Tiranës do të regjistrojë një procedim penal.
Deklarata u prit me interes nga te ftuarit perfaqesues te PD dhe Partise se Lirise.
Degjoni deklaraten pas minutes 2.15 minuta. Kerkoni linkun https://www.youtube.com/watch?v=YcZiQ38lWOg