Një prezantues radio në Filipine është qëlluar për vdekje gjatë transmetimit direkt, raporton BBC.
Juan Jumalon, i njohur si “DJ Johnny Walker“, u qëllua brenda studios, të cilën e kishte në shtëpi, ka njoftuar Policia.
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Romualdez Marcos Jr. ka dënuar fuqishëm vrasjen e gazetarit të radios.
Një prezantues radio në Filipine është qëlluar për vdekje gjatë transmetimit direkt, raporton BBC.
“Sulmi është edhe më i dënueshëm pasi ndodhi brenda shtëpisë së Jumalonit, që shërbente edhe si radio stacion”, ka thënë Asociacioni.
Jumalon po transmetonte direkt në Facebook rreth orës 5:30 me kohë lokale, kur një person u fut brenda dhe e qëlloi.