Zgjedhjet parlamentare në Armeni, Kaja Kallas: Zgjodhën një të ardhme në Evropë pavarësisht presionit rus

Botë

Publikuar: 08/06/2026

Zgjedhjet parlamentare në Armeni, Kaja Kallas: Zgjodhën një të ardhme në Evropë pavarësisht presionit rus

Armenia ka zgjedhur “të ardhmen e saj në Evropë” pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Rusia, deklaroi diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në vend.

Duke folur para një takimi të ministrave të mbrojtjes të Bashkimi Evropian në Qipro, Kallas tha se rezultatet paraprake tregojnë një orientim të qartë të qytetarëve armenë drejt integrimit evropian.

“Sigurisht, numërimi i fletëvotimeve është ende duke vazhduar, por duket se pavarësisht presionit të fortë rus, njerëzit ende po zgjedhin një të ardhme evropiane, gjë që është një gjë e mirë”, u shpreh ajo.