Merr flakë kabina elektrike e pallatit në Gjirokastër

Aktualitet

Publikuar: 13/10/2023

Merr flakë kabina elektrike e pallatit në Gjirokastër

Kutia elektrike e një pallati në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme.

Shkak mendohet të jetë bërë mbingarkesa dhe amortizimi i pajisjeve elektrike. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Forcat e zjarrfikëses janë duke punuar për neutralizimin e flakëve për të parandaluar përhapjen në ambiente të tjera