Rreth 150 punonjës të shoqërisë ‘Birra Tirana’ nuk marrin rrogën prej 10 muajsh (që nga muaj janar 2023), situatë e cila ka krijuar vështirësi ekonomike në familjet e tyre.
Pronari kryesor i shoqërisë “Birra Tirana” sh.a me 53 %, Irfan Hysenbelliu dhe kryetari i Bordit Drejtues të Birra Tirana, Luan Bregasi, pretendojnë, sipas denoncimit të punonjësve, se nuk kanë para për të paguar punonjësit e shoqërisë, e cila ka nisur procedurat e falimentimit që në vitin 2022, kur qeveria kërkoi që Fania të paguante taksat si të gjithë bizneset e tjera si dhe të ndalonte evazionin fiskal, pra vjedhjen e shtetit.
Teksa pretendon se nuk ka para, Iran Hysenbelliu nonton në luks, bën pushime sheikësh, blen dhe shtet pasuri, ndërsa i biri reklamon shtëpinë e ndërtuar pa leje me vlerë 20 milionë euro, reklamon makinat luksoze si dhe mburret me koleksionin e orëve, purot, veshjet firmato etj.
Teksa Fania dhe familja e tij notojnë në luks, edhe pse prishja në pazare me pushtetin i ka trazuar disi, 150 punonjës të Birra Tirana kërkojnë pagat e prapambetura, siguracionet si dhe çfarë parashikon neni 144 i Kodit të Punës.
Punonjësit dhe familjet e tyre janë në këtë rast pasoja e luftës mes qeverisë dhe Irfanit, pas prishjesh në pazare vitin e kaluar
Irfan Hysenbelliu, përmes mediave të tij, akuzon qeverinë për falimentimin e biznesit të tij ‘Birra Tirana’.
Organet tatimore pas një kontrolli vendosën një gjobë 256,716,100 lekë ndaj shoqërisë Birra Tirana,
Kontrolli u iniciuar pasi Irfani kishte detyrime të prapambetura tatimore, që arrinin në vlerën e 1.7 milionë eurove si dhe për të kishte një denoncim të mbërritur në rrugë zyrtare pranë Administratës Tatimore.
Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë muajve janar – prill 2022, ka rezultuar se shoqëria “Birra Tirana” sh.a. ka kryer shitje të produkteve pa dokumentacion tatimor në vlerën 18 milionë lekë, të konstatuara në kushtet e flagrancës.
Ka kryer shmangie të detyrimeve tatimore dhe doganore bazuar në diferencat në inventar në: Lëndë të parë Malto; Produkt i gatshëm; Ambalazhe; Mallra pa dokumentacion tatimor (faturë tatimore) te distributorët.
Lidhur me shkeljet e konstatuara, DPT ka kryer kallëzim penal pranë Prokurorisë Tiranë.
Pas zbatimit të ligjit dhe ndalimit të vjedhjes nga Tatimet, Irfani përdori 76 punonjës të fabrikës së birrës, të cilët bënë një peticion, duke u ankuar se qeveria po falimentonte fabrikën duke i lënë pa bukë.
Peticioni ishte një marifet dhe alibi i Irfan Hysenbelliut kundër vetë punonjësve, pasi po justifikohej për mbajtjen e pagave.
Nga ana tjetër, në gusht 2022, një grup punonjësish kanë paditur Birra Tiranën.
Grupi i punonjësve pretendonte se janë larguar nga puna prej drejtuesve të ndërmarrjes, të cilët sipas tyre kanë shkelur çdo ligj e mbi të gjitha Kodin e Punës me këtë vendim absurd.
Procesi gjyqësor vazhdon, por punonjësit e Birra Turana nuk po marrin pagat. Ata gjenden mes dy mureve shurdhe, Irfan Hysenbelliut që shkel Kodin e Punës dhe të drejtat e punonjëse që kanë punuar për vite me radhë, dhe shtetit shqiptar që nuk merr masa dhe nuk mbron të drejtat e qytetarëve të tij.