Manjani: Drejtësi popullore për inceneratorin e Elbasanit, u dënua një familje edhe pse SPAK tha që investimi ishte kryer i plotë!

Aktualitet

Publikuar: 06/10/2023

Manjani: Drejtësi popullore për inceneratorin e Elbasanit, u dënua një familje edhe pse SPAK tha që investimi ishte kryer i plotë!

Gjykata e Posaçme në procesin për inceneratorin e Elbasanit është treguar ekstremisht e ashpër me biznesmenët që u morën të pandehur në këtë proçes se sa me zyrtarët shtetërorë, që u akuzuan për korrupsion.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një reagim të tij në “Facebook”, shkruan se kompania për inceneratorin e Elbasanit më shumë shpenzoi se sa mori.

Manjani shton se baza e dënimit të një kompanie me gjithë familje, pas “konsultimit publik” të materialeve hetimore të nxjerra nga konteksti.

Postimi i Ylli Manjanit:

Fabula e drejtësisë mbi cështjen e inceneratorit të Elbasanit është kjo:

Shteti pagoi 21 milionë Euro për të ndërtuar inceneratorin. Kompania shpenzoi 22 milionë (sipas ekspertimit gjyqsor) dhe e ndërtoi inceneratorin. Pra shpenzoi më shumë sesa mori..

Për këtë u dënua e gjithë kompania megjithë familjen dhe, e gjithë Ministria e Mjedisit, me përjashtim të Alqit.

Baza e dënimit, pas “konsultimit publik” të materialeve hetinore të nxjerra nga konteksti.

Super drejtësi!

Drejtësi e popullit…

Ditë të mira na presin…