Plator Mehmeti, Arbër Abazi e Tajar Bregasi kapen duke vjedhur me tendera. Mashtrim me volumin e punimeve. Kreu i OSHEE Durrës i dënuar 4 herë, në 2004, 2006, 2007 e 2018. Vijon punën si drejtor

Krim & Korrupsion

Publikuar: 22/09/2023

Plator Mehmeti, Arbër Abazi e Tajar Bregasi kapen duke vjedhur me tendera. Mashtrim me volumin e punimeve. Kreu i OSHEE Durrës i dënuar 4 herë, në 2004, 2006, 2007 e 2018. Vijon punën si drejtor

Tre fytyra të regjura aferash, klientelizmi dhe zhvatje janë bërë bashkë duket vjedhur paratë publike me tendera.

Nipi i Sadri Abazit, Arbër Abazi, pronari dhe administratori i kompanisë ENBI POWER, Tajar Bregasi (një ujk i vjetër tenderash), si dhe drejtori i dënuar i dënuar 4 herë OSHEE në Durrës, Plator Mehmeti, janë kapur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit duke vjedhur paratë publike me tendera, përmes mashtrimit me zbatimin e kontratave.

Fillimisht, ‘ustai’ i aferave me OSHEE në Durrës, Plator Mehmeti, i dënuar më parë parë për afera me tendera, i ka dhënë me pazar në tavolinë Arbër Abazit dhe Tajar Bregasit tenderin me objekt ‘Zgjatim i fiderit 12 me kabina dhe rrjet të ri TU, nënstacioni 110/20 kV Sallmone, Loti I”, me vlerë rreth 1.3 milionë euro.

Fondi limit ishte 131 260 000 lekë, ndërsa oferta fituese 131,022,407 lekë, me një diferencë qesharake, sa një drekë, një tjetër element ky korrupsioni dhe klintelizimi. Fituesi i paracaktuar shpallet nga Plator Mehmeti në 14 maj 2021, ndërsa kontrata lidhet me 1 qershor 2021

Çfarë ndodh më tej?

Vëllai i Luan Bregasit, Tajar Bregasi dhe Arbër Abazi me kompaninë zhvatëse Alko Impex General Construcion, siç bëjnë zakonisht, mashtrojnë me zbatimin e kontratës, duke manipuluar me volumin e punimeve.

Nga ana tjetër, Plator Mehmeti u ka kaluar paratë në llogari për punime të pakryera. Është një marifet i zakonshëm i kompanive të ndërtimit, për të fituar përmes mashtrimit me zbatimin e kontratës, për të mbuluar 15-30 % të fondit limit që u jepet kryesisht titullarit të institucionit, KVO-ve, sekserëve dhe personazheve sipas rolit.

Aktiviteti kriminal kryhet gjithnjë në bashkëpunim mes institucionit kontraktues dhe firmës që zbaton kontratën, duke ndarë fitimet.

Vjedhja në këtë rast është konstatuar në një raport voluminoz të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për auditimin e OSHEE për periudhën korrik 2020 deri në dhjetor 2022.

Raporti tregon me evidenca se si ish drejtori i OSHEE Adrian Çela dhe drejtorët  rajonalë janë zhytur në afera korruptive, duke vjedhur paratë publike me tendera, kontrata qiraje, shmangie prokurimi, keqmenaxhim dhe shpërdorime nga më të larmishmet.

Në rastin konret, KLSH i kërkon Plator Mehmetit që t’u kërkojë Arbër Abazit dhe Tajar Bregasit, që të kthejnë mbrapsht paratë që i kanë marrë në mënyrë të kundraligjshme.

Ky abuzim maja e ajsbergut, një tregues se si operohet me çdo tender.

Ndërkaq, Tajar Bregasi, vëllai i Luan Bregadit, është një përfitues i hershëm i parave publike, si nënkontraktor.

Vitet e fundit ka nisur të dalë në skenë si fitues i drejtëpërdrejtë, duke marrë rreth 7 milionë euro tendera.

Ndërsa Arbër Abazi është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike. Vetëm gjatë viteve të fundit, Abazi ka marrë rreth 100 milionë euro para publike me tenderat, me kompaninë Alko Impex dhe degën e saj të Kosovës.

Ndërkaq, Plator Mehmeti është një rast i paprecedentë në Shqipëri. Ai është dënuar 4 herë, edhe pse ka paraqitur një dëshmi penaliteti të pastër dhe pretendon se nuk është i dënuar.

Në vitin 2007, Mehmeti është dënuar me 10 muaj burg për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifkikim dokumentesh.

Mehmeti u arrestua në vitin 2007 dhe më pas u dënua pasi në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, gjatë viteve 2003-2006,i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm.

Plator Mehmeti ka qenë i dënuar më parë dhe konkretisht edhe në vitin 2004.

Me vendim Nr.52 të Gjykatës Durrës,  Mehmeti është deklaruar fajtor për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike sipas nenit 137/2 të K. Penal dhe është dënuar me 250,000 lekë gjobë.

Mehmeti është dënuar edhe me vendimin Nr.229, datë 25.04.2006, të Gjykatës Durrës për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim sipas nenit 186/3 dhe 25 tëK. Penal. Ai është dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim dhe 50,000 lekë gjobë.

Dënimi me burgim është pezulluar dhe i pandehuri është vënë në provë për një periudhë prej 2 (dy) vitesh.

Këto dënime, Plator Mehmeti nuk i pasqyroi si drejtor në formularin e dekriminalizimit, duke konsumuar një tjetër vepër penale.

Prokuroria verifikoi formularin dhe ballafaqoi vendimet e dënimeve. Pas hetimit, Prokuroria mori të pandehur Plator Mehmetin, i cili u dënuar edhe një herë më datë 11.04.2018, për veprën penale falsifikim të formularëve, stampave dhe vulave.

Plator Mehmeti u dënua me 4 muaj burg, konvertuar me shërbim prove.

Pavarësisht 4 dënimeve, Plator Mehmeti vijon të jetë drejtor i OSHEE në Durrës, një skandal i parecedentë dhe kompromentues për krerët e OSHEE në Tiranë dhe ministrat përkatës.

Po kush e mban në detyrë Plator Mehmetin, cilat janë aferat e tjera, çfarë pasurish ka dhe si i justifikon?