Arben Ahmetaj bën shaka nga arratia, pyet se kush i mori paratë e inceneratorëve përmes Belo Ezmerit dhe marmitës mediatike. Ja përgjigja në dosjen e SPAK-ut

Krim & Korrupsion

Publikuar: 18/09/2023

Arben Ahmetaj bën shaka nga arratia, pyet se kush i mori paratë e inceneratorëve përmes Belo Ezmerit dhe marmitës mediatike. Ja përgjigja në dosjen e SPAK-ut

Arben Ahmetaj jo vetëm vijon të sfidojë dhe t’i fshihet drejtësisë në Zvicër, aty ku ka një tjetër vilë me vlerë mbi 1 milionë euro, por tashmë ka nisur të bëjë edhe shaka nga arratia.

Përmes Belo Ezmerit dhe një marmite mediatike, Tigri ka shtruar dje pyetjen se kush i mori 170 milionë euro të inceneratorëve që janë sekustruar nga SPAK-u.

170 milionë euro është një shifër e re e miratuar nga bordi i Tigrit në Tiranë, duke rrëzuar shifrën 1 miliard euro. Fillimisht, thanë 127 milionë euro, më pas 450 milionë euro, 500, 750, 900, 950 dhe në fund të gushtit, 1 milionë euro.

Ditët e fundit kjo shifër është korrektuar në 170 milionë euro, për të cilat Arben Ahmetajt kërkon llogari se ku kanë shkuar.

Përgjigjen e jep dosja e SPAK. Çfarë thotë dosja e SPAK-ut?

Dosja e korrupsionit 20-vjeçar, kopsitur nga Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai me metodat e FBI-së, konfirmoii se Arben Ahmetaj ishte pronari i vetëm dhe aksioneri kryesor i kamufluar i 3 inceneratorëve.

Arben Ahmetaj, sipas dosjes, ka paracaktuar fituesin, shokun e tij Klodian Zoton, për t’i menaxhuar këtë biznes.

Arben Ahmetaj ka kopsitur procedurën, letrat dhe ka finalizuar koncensionin si ministër i Ekonomisë, ka lëvruar paratë si ministër i Financave dhe ka diktuar rrugët e parave.

Qeveria u krenua me këtë projekt. Me inceneratorët si zgjidhje përfundimtare për plehrat kanë qenë darkord edhe Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Për këtë çështje nisi të flitej kur Ahmetaj, nga babëzia dhe pangopshmëria e sëmurë, u prish me shokët dhe i preu në besë.

Pazaret e prishura të Tigrit përkuan edhe me largimin e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos nga LSI-ja.

Kështu hyri në lojë edhe Ililir Meta, i tërbuar se si po i shembej dyqani familjar LSI nga largimet.

Ky ishte edhe momenti kur Tigri dhe Meta bashkuan forcat për interesin e përbashkët.

Hartuan një kallëzim penal kundër ish shokëve të biznesit dhe partisë. Kallëzimi u dorëzua nga Monika Kryemadhi dhe u kthye në akuzë nga Klodin Braho, i cili nga ana tjetër fshehu që në prill 2022 provat e korrupsionit të Ahmetajt si pronar i inceneratorëve.

Skenari ishte që të futeshin në burg ish shokët e Tigrit dhe të Metës, ndërsa biznesi i inceneratorëve të kalonte në administrim, në duart e një grupi tjetër, pjesë e dosjes së korrupsionit 20-vjeçar të Ahmetajt.

Skenari u dogj dhe u dekonspirua në dhjetor 2022 nga gazetari Adriatik Doçi, i denoncoi para mediave provat e fshehura për korrupsionin e Tigrit.

Gazetarit, Arben Ahmetaj, Ilir Meta dhe Sali Berisha i lëshuan stanin e tyre mediatik me shantazhe qesharake, linçime, shpifje, çimka, provokatorë dhe Alma të infiltruara. Si kurrë më parë, opozita mori në mbrojtje ish numrin dy të qeverisë i kapur në korrupsion.

Pas dekonspirimit të skenarit, dosjen e morën në dorë vetë Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai duke kryer një nga hetimet më profesionale, më të thella dhe më spektakolare në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Hetimi konkludoi se Ahmetaj ishte pronari i 3 inceneratorëve dhe se të tjerët kishin rol dytësor ose periferik.

Hetimet e SPAK kanë konfirmuar gjithashtu rreth 6 milionë euro abuzime, që dyshohet se kemi të bëjmë më shumë me evazion fiskal. Kjo është e vërteta e inceneratorëve bazuar në prova, fakte dhe evidenca hetimore.