Pazari i madh / Bashkim Ulaj bëhet gati për të marrë fushat e naftës, nuk i mjaftojnë miliarda euro tendera e koncensione. Vjedhje masive me Milot-Fier, SPAK ende në gjumë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 21/08/2023

Pazari i madh / Bashkim Ulaj bëhet gati për të marrë fushat e naftës, nuk i mjaftojnë miliarda euro tendera e koncensione. Vjedhje masive me Milot-Fier, SPAK ende në gjumë

Biznesmeni i Familjes Berisha, Bashkim Ulaj, nuk ngopet. Nuk i mjaftojnë 7 koncensione, ku vetëm Milot-Fier kushton 1.2 miliardë euro.

Nuk i mjaftojnë 70 milionë euro tendera me Gener 2, dhjetëra miliona euro me kompani të tjera dhe 32 milionë euro me kompaninë mashtruese DH Albania, gjoja amerikane, të cilën Ulaj e kamufloi me emrin e një sportelisti të tij.

Nuk i mjafton kafshimi i Krujës me gurore, kullat, pazaret për temocentrale, çarja e rrugëve të Shqipërisë me fibrat optike, parkingjet dhe shkatërrimi i Valbonës me hidrocentralet korruptive dhe me letra false.

Nuk i mjaftojnë kullat e paligjshme te diga e Liqenit, kulla te stadiumi dhe tek Rruga Mustafa Matohiti, ku ka strehuar ustain e tij nongrata, Sali Berishën.

Nuk i mjafton avazioni më i madh fiskal me 30 kompani që kontrollon, mashtrim me skemat e TVSH-së dhe pastrim parash.

Prapaskena mëson se biznesmeni i Familjes Berisha, Bashkim Ulaj, ka fikusuar një pazar me Bablokun për të marrë edhe fusha nafte falas, për të kërkuar, nxjerrë, përpunuar dhe shitur naftë.

Për të finalizuar këtë pazar të madh, në shkurt të këtij viti, Ulaj ka sajuar kompaninë Vivid Power, me 100 lekë kapital, për kryerjen e operacioneve hidrokarbure.

Aktualisht, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në Kryeministri po punon një ekip i madh për të kopsituar letrat për fushat e naftës që do t’i jepen Bashkimit.

Oligarku ka krijuar një kartel të fuqishëm korrupsioni, duke korruptuar dhe rekrutuar për punët e tij zhvatëse specialistë, drejtorë, kryebashkiakë dhe ministra, duke i vënë në lëvizje me paratë që ka fituar duke zhvatur paratë dhe pasuritë publike.

Ndërkaq, SPAK nuk ka nisur ende hetimet për aferën korruptive Milot-Fier, koncension të cilin qeveria, pasi kishte arritur pazarin, bëri gjoja sikur donte t’ia hiqte.

Çështja shkoi në gjykatë dhe ministria e Infrastrukturës nuk e ankimoi vendimin në favor të oligarkut, i cili ka korruptuar dhe blerë disa gjyqtarë nga Tropoja në Tiranë.

Arsyeja është se në rast ankimimi, çështja mund të shkonte deri në Gjykatën e Lartë, të cilën oligarku nuk po e korrupton dot.

Ulaj është tronditur kur Gjykata e Lartë e rrëzoi për hidrocentralet korruptive në Valbonë. Ai sulmoi më pas gjyqtarët me televizionin e tij, ‘A2 CNN’, që mban logon e CNN në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është në një partneritet ekskluziv me CNN amerikan.

Nuk e dimë nëse CNN në SHBA e pranon si standard që pronari i CNN në Shqipëri, e përdor televizionin për shantazh ndaj drejtësisë dhe për të mbrojtur zhvatjet e tij?

Që pas këtij vendimi, Ulaj kërkon ta shmangë përballjen me Gjykatën e Lartë.

Thumanë-Fier është afera më e madhe në historinë e Shqipërisë. Prapaskena ka të dhëna se po mashtrohet me volumimin e punimeve, po bëhen devijime nga projekti, po shkurtohen urat dhe po evitohen nënkalimet, me qëllim për të ulur koston dbe vjedhur paratë.

1 km rrugë në këtë autostradë kushton 10 herë me shtrenjtë se në Europë. Por, kjo nuk mjafton për Ulajn, Ballukun dhe Berberin e saj. Duan të vjedhin edhe me mbushjen e rrugës.

Sali Berisha foli deri kur në skenë u shfaq Ulaj. Në momentin që e mori vesh se Ulaj do të merrte koncesionin nga Rama, e mbylli gojën. Sot, po ta pyesës Sali Berishën, për aferën 1.2 miliardë euro, i ikën zëri dhe i thahet goja.