Dokumenti / Vesho mallisti ‘ha peshkun’ e Gjergj Lucës, merr 2.4 milionë lekë në muaj për t’i lëpirë bythën oligarkut me portalin kapsolle. Ja kush është koncepti i Lucës për gazetarinë serioze dhe të vërtetën

Investigim

Publikuar: 07/08/2023

Dokumenti / Vesho mallisti ‘ha peshkun’ e Gjergj Lucës, merr 2.4 milionë lekë në muaj për t’i lëpirë bythën oligarkut me portalin kapsolle. Ja kush është koncepti i Lucës për gazetarinë serioze dhe të vërtetën

Kam një thirrje për të gjithë gazetarët e ndershëm të këtij vendi, që nuk janë pak, janë shumë, shkëputuni nga ky llum, sepse edhe ju bëheni pis, sa do të mirë që jeni, me këta njerëz, dhe nuk ka më njeri tek media. Dhe media duhet të bëjë atë punë që bëjmë ne. Duhet të motivojë njerëzit media e vërtetë e këtij vendi. Dhe ju vetë duhet të çoheni për të bërë një ligj për mediat që mos t’u hedhin baltë edhe juve nëpërmjet nesh”.

Kështu e mbyll fjalimin solemn biznesmeni i peshkut Gjergj Luca si përgjigje ndaj gazetarit Gjergj Zefi, pas një një artikulli në portalin ‘Pamfleti’, ku Luca vizatohet jo si një punëtor shembullor, që motivon popullin, që ironizon politikën dhe që jep ide për zhvillimin e vendit, por si pjesë e krimit të organizuar, trafikut të drogës, bixhozit dhe si zhvatës i pasurive publike.

Po cili është raporti i Gjergj Lucës me median, cili është koncepti i tij dhe si e sheh në të vërtetë Luca një ‘gazetar të ndershëm’ që motivon?

Siç e tregon ky dokument, Gjergj Luca, përmes kompanisë Rozafa shpk, me nipt: K48130547V, paguan çdo muaj Vesho mallistin me 2.4 milionë lekë të vjetra.

Në këmbim, Vesho mallisti i ‘lëpin bythën’ Lucës pothuajse çdo ditë ose sa herë që do Luca, me portalin e parave të pista të Veshos, me zero besueshmëri, impakt dhe me disa ndjekës.

Për shembull, del Luca duke ngrënë fasule, Veshoja e bën lajm kryesor, del Luca duke pi raki me Shoqatën e K***ve, Veshoja e bën lajm, del Luca duke kapur një peshk, duke recituar, me ndonjë lopatë në dorë, Veshoja fap lajm kryesor në portalin e tij që e përdor si shkop me grremç.

Del Luca si njeri i thjeshtë dhe punëtor në pronat e ushtrisë që i ka marrë Edi Ramës, Veshoja direkt lajm, del Luca duke sulmuar ndonjë gazetar, Veshoja rri gati për lajmin e parë, del Luca nga nevojtoreja, Vesho pret konfirmimin e Lucës nëse duhet t’a bëjë apo jo lajm.

Kush ka dyshime le të shikojë këtë dokument si dhe të shkruajë në google ‘Gjergj Luca CNA’.

Mes biznesit dhe medias ka bashkëpunim, kontrata reklamimi, pasqyrim i një qëndrimi të kompanisë etj., por këtij raporti mes Veshos dhe Lucës nuk e dimë çfarë emri t’i vendosim. Luca i jep supë dhe para, Vesho bërtet përmes portalit o sa i mirë është Luca.

Kjo është e vërteta dhe ky është koncepti i Lucës për gazetarët e ndershëm dhe të vërtetë, edhe pse në fakt vetë Vesho mallisti nuk është gazetar, por një ish zyrtar i korruptuar i Partisë Demokratike, sekser mes Ridvan Bodes dhe mafies së bixhozit, një mbledhës tarifash korrupsioni të Ridvan Bodes, me shtëpi gjobash në Gjirin e Lalzit dhe Palasë.

Kur Sali Berisha nuk është në pushtet, për të cilin Luca thotë se e ka përndjekur, Vesho mallisti maskohet si gazetar opozitar, ndonëse bën zëdhënësin e Arben Ahmetajt, Belo Ezmerit, Belindës dhe Monika Kryemadhit.

Vesho mallisti ka themeluar gjobëvënien me portale në Shqipëri si dhe sulmin ndaj gazetarëve që denoncojnë korrupsionin.

Kur një gazetar denoncoi me fakte në SPAK korrupsionin e Arben Ahmetajt, sot në kërkim pikërisht nga ai kallëzim, Vesho mallisti iu sul gazetarit me portalin e tij teneqe.

Redaksia e Vesho mallistit është stan zarfesh dhe parash të pista, siç edhe do të vërtetohet me zë dhe figurë, me anë të disa videove që do publikohet brenda muajit gusht.

Me para të pista ka hapur edhe një televizion dhomë e kuzhinë, pa fatura shpenzimesh, pa burime të ligjshme dhe duke pastruar para. SPAK të hetojë se si e ka marrë licencën tek AMA me letra false dhe korrupsion.

Që kur mori azil pas dajakut sepse i vuri gjobë 50 mijë euro një biznesmeni, gjobat i mbledh edhe nga azili përmes një gjysmë mallisti tjetër që e ka vendosur si administrator, i cili lëviz dhe qarkullon paratë e pista.

Vesho mallisti arriti t’i vinte gjobë edhe Papa Janit, priftit grek që e rriti, e mbajti në prehër dhe e veshi, duke e ekspozuar si pedofil.

Akuzoi pa fakte Leka Bungon si spiun të ish Sigurimit të Shtetit, ndërkohë që babai i Veshos kishte qenë spiun me pseudonimin Voltmetri.

Shkon nga bregdeti, i japin një vizë, një kallamar dhe i bëjnë ndonjë shëtitje me skaf, duke e ndërsyer më pas ndaj zyrtarëve të ndershëm të policisë, që të mos zbatojnë ligjin.

Vesho mallisti, që ha supën tek mencat në pronat e ushtrisë dhe që merr bakshishin mujor për lëpirje, është modeli i gazetarit që kërkon Gjergj Luca.

Një gazetar që nuk e ha supën dhe peshkun shtizë, që nuk e do bakshishin, por emrin e tij, dhe që thotë disa të vërteta, Gjergj Lucën e nervozon.

Cilat janë këto të vërteta?

Që Gjergj Luca, përmes kompanisë së tij Rozafa, ka marrë nga Edi Rama:

52 mijë m2 prona dhe objekte në Labinot të Elbasanit me VKM Nr. 873, datë 30.10.2015.

-52 mijë m2 prona dhe objekte të tjera në Labinot të Elbasanit me dhe Nr. 266, datë 29.03.2017.

-Ish repartin ushtarak në Çekrez të Gramshit dhe 28 mijë m2 prona të ushtrisë me vkm nr. 526, datë 25.07.2019.

-Ish-Parkun e Minierës së Hekur-Nikelit në Përrenjas me sipërfaqe 10 mijë m2, me vkm 701, datë 30.10.2019.

-Kombinatin e Sheqerit në Maliq, me VKM nr.394, datë 09.06.2022.

-Ish repartin tjetër ushtarak të Gramshit me VKM Nr. 376, datë 21.06.2023.

Si ka marrë Gjergj Luca pronat publike duke i kthyer në biznese private, pse i mori pikërisht Luca dhe jo dikush tjetër, a kemi të bëjmë me një skemë korrupsioni dhe zhvatje, këtyre pyetjeve vetëm SPAK mund t’u japë përgjigje.

Kjo është e vërteta përtej fjalimeve emocionuese dhe motivuese të Gjergj Lucës.

A i ka ngritur bizneset Gjergj Luca me para të pista mbi pronat publike që i ka dhënë Edi Rama me 6 vendime qeverie?

Nuk kemi prova për burimin e parave, por ka prova për bashkëpunim në bizes të Gjergj Lucës me figura të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Për të mos ngarkuar lexuesin, provat do t’i paraqesim në një shkrim tjetër.