Ky që shikoni në foto është Rei Meta, autori i dyshuar i vrasjes së ndërtuesit Armando Meshau pas një sherri ditën e sotme në Vlorë.
33-vjeçari Rei Meta me banim në Tiranë është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Meta.
Meta qëlloi me grushte ndërtuesin Armando Meshau, i cili ra në tokë dhe humbi jetën. Sherri mes tyre nisi për shitjen e një apartamenti.
Sipas dëshmitarëve, dyshohet se 55-vjeçari Meshau i tha Metës se “nuk ke për ta marrë apartamentin”, përpara se ky i fundit ta qëllonte dy herë me grusht në fytyrë.
Policia e arrestoi Rei Metën disa orë pas ngjarjes së rëndë në “Lungomaren” e Vlorës.