Ish inspektorja e KLD Mine Progonati pjesë e mafies së pronave si Pëllumb Gjoka. A e ka fshehur një hotel avokatja e Bashkim Ulajt?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 06/08/2023

Ish inspektorja e KLD Mine Progonati pjesë e mafies së pronave si Pëllumb Gjoka. A e ka fshehur një hotel avokatja e Bashkim Ulajt?

Ish inspektoria e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Mine Progonati, aktualisht avokate e punëve të zeza të oligarkut Bashkim Ulaj, është përfshirë në tjetërsim dhe grabitje pronash në Sarandë, me letra false.

Minia kontrakton persona të ndryshëm jashtë vendit, të cilët i dhurojnë prona në bregdet, që u përkasin personave të tjerë, me kontrata false.

Duke përdorur lidhjet me segmente të korruptuara të sistemit, në bazë të këtyre kontratave, Mine Progonati, e cila dyshohet se ka fshehur edhe një hotel në Sarandë, hap procese gjyqësore.

Kështu Minia shkon me një dosje false në gjykatë, njëherësh kliente dhe avokate e vetes, duke kërkuar grabitjen e pronave.

Një skemë të ngjashte zbatonte edhe investitori strategjik i vrasjeve, Pëllumb Gjoka, i cili grabiti tokat dhe rërën e Velipojës, duke korruptuar gjyqtarë dhe prokurorë.

Po kush fshihet pas Mine Progonatit që po tenton të grabisë prona në bregdet?

Si kanë menduar për t’i shpëtuar ndëshkimit për falsifikimin e dokumenteve?

Para se të rekrutohej nga Bashkim Ulaj si avokate, Mine Progonati ka qenë gjyqtare ku përdori çekiçin e drejtësisë për të zhvatur prona dhe pastruar para, ndërsa më pas u katapultua inspektore e ish KLD-së së famshme, e konsideruar si mburojë e gjyatarëve të korruptuar.

Gkatë inspektimit të shkeljeve të pretenduara të gjyqtarëve, Minia besohet se krijoi lidhje me gjyqtarë të niveleve të ndryshme, lidhje të cilat mund t’i ketë përdorur më vonë si avokate.

Minia u shfaq gjatë betejës së Erion Veliajt për të ndaluar kullat e Bashkim Ulajt te diga e liqenit.

Atë e nxirrte Bashkim Ulaj në media, duke i bërë thirrje Veliajt të mua u bënte presion gjyqtarëve që oligarku kishte blerë, për të marrë vendime në favor të tij, ashtu sic kishte rekrutuar Sami Ujkashin për hidrocentralet në Valbonë.

Ndërjaq, Gjatë betejës epike për mbrojtjen e Parkun Kombëtar të Valbonës nga hodrocentralet e Bashkim Ulajt me leje klienteliste të Sali Berishës, Mine Progonati habiti kur tha se Europa ku duhet të bëhemi pjesë dhe ne, ka nevojë për më shumë energji, prandaj duhet të ndërtohen hidrocentrale, madje dhe në Parqet Kombëtare, ku është e ndaluar me ligj.

Bashkim Ulaj është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, pasurive publike, guroreve, lejeve, koncensioneve etj., falë lidhjeve korruptive me Familjen Berisha dhe prej 10 vitesh ndarjen e interesave korruptive me grupin e Bablokut.

Këtë veprimtari sa të ligjshme aq edhe të paligjshme, Bashkim Ulaj nuk do t’a mundësonte dot pa korruptuar drejtësinë, duke rekrutuar gjyqtarë dhe prokurorë, mes të cilëve edhe Sami Ujkashin, i shkarkuar disa ditë më parë si i korruptuar.

Mine Progonati është një nga fijet lidhëse të oligarkut Bashkim Ulaj me sistemin e drejtësisë, në fuknsion të interesave dhe veprimtarisë grabiqare.