Fronti anti-SHBA Berisha–Meta po gatuan një tjetër ‘lul’ grotesk në oborrin e tyre politik, në funksion të qëllimit për të ruajtur sa të munden monopolin opozitar, përmes të cilit i marrin herë pas here Ramës ndonjë copë nga pasuritë publike dhe buxheti i shtetit, përnes oligarkëve, si dhe ndihen më të mbrojtur nga veprimi i drejtësisë.
Ai është Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, për shkak se i përket komunitetit të nderuar rom, edhe pse në fushatë nxori kronikanin e tij Vesho mallistin, duke e mohuar origjinën, veprim që duket se i hoqi disa mijëra vota.
Si ish vartës i Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranë dhe me vëllain e punësuar nga një ministre e Ramës, e cila paguan edhe Veshon, Belo Ezmeri ishte kandidati i dyshes Berisha–Meta për Bashkinë e Tiranës.
Belo shënoi humbjen më të thellë në historinë e Partisë Demokratike në Tiranë, përballë Erion Veliajt, me diferencë 58 mijë vota. Belo rezultoi shum larg Halim Kosovës, i cili humbi me një diferencë prej 43 mijë votash në 2015 përballë Veliaj.
Fushata do të mbahet mend vetëm për gishtin e mesit që Belo u ngriti qytetarëve të Tiranës. Ideja besohet se ishte e Erion Veliajt, i cili ia injektoi Belos përmes Alfred Lelos dhe Çim Pekës, dy pupacë të Lali Erit.
Pas tre muaj ‘reflektim’, Belo doli në skemë, me moton e ish shefit të tij Basha ‘tani fillon beteja’.
Duke i marrë ‘kauzën’ Monika Kryemadhit, Belo parlajmëroi se do të nisë një betejë të re kundër Klodin Zotos të inceneratorëve, duke drejtuar një komision me ekspertë.
Natyrshëm një opozitë përdor të gjtha mjetet e ligjshme për të dobësuar dhe rrëzuar kundështarin politik.
Por vetëm opozitë nuk mund të quhet një grup politik, i cili merret prej 3 vitesh me Klod Zoton, ndërkohë ‘i ikën llapa’ kur e pyesin për oligarkët.
Në fund të fundit, ashtu siç edhe konfirmoi dosja e SPAK-ut, pronari faktik i inceneratorëve ishte Arben Ahmetaj, ndërsa Klodin Zoto një ushtar i tij.
Çfarë ndodh?
E ashtuqujatura opozitë ka marrë në mbrojtje pronarin e inceneratorëve në arrati, Arben Ahmetajn, ndërsa merret me ushtarin e tij zbatues Klod Zoto, por edhe me Erion Veliaj, i cili konsiderohet nga Ahmetaj si njeriu që i mori biznesin e inceneratorit.
Është një ashtuqujatur opozitë që diktohet nga akademia e korrupsionit, Arben Ahmetaj, në arrati.
Është e vetmja e ashtuqujatur opozitë që nuk ndryshon kurs nga gjysmë të vërtetat dhe mashtrimi pas 10 vitesh humbje.
Sa më e thellë humbja, aq më e thellë marrëzia më pas.
U trumbetua një aferë me vlerë 720 milionë euro. SPAK ka konfirmua 6 milionë euro abuzim dhe kjo më shumë evazion fiskal. Gjithsesi, edhe për një qindarkë të vjedhur, duhet të veprojë drejtësia.
U tha se me vendimin për sekustrimin e inceneratorit të Tiranës u shpëtuan 15 milionë euro në vit. Mashtrim. Pagesat vijojnë edhe sot, pasi ka një kontratë dhe është shërbim.
Kush dorëzon mbetjet duhet të paguajë tarifën. Nuk ka rëndësi tek Klod Zoto apo tek Faraudin Arapi.
Por e marrim të mirëqenë për një moment që e ashtuquajtur opozitë dhe Belo Ezmeri (që duket se do ketë punë me Monikën) nuk mashtrojnë për inceneratorët dhe nuk i shërbejnë një grupi tjetër të Arben Ahmetajt që do të marrë biznesin e inceneratorëve.
Pse opozitës, Belo Ezmerit dhe Metës ‘i ikën llapa’ kur i pyesin për oligarkët?
Bashkim Ulaj, për shembull, ka futur kokën në buxhetin e shtetit, përlau 1.2 miliardë euro për koncesionin Milot-Fier, kapi fondet e rindërtimit, po kafshon Krujën me gurore, lumenj, përrenj etj.
Pse nuk flasin këta, meqenëse u ‘digjet barku’ për pasuritë dhe paratë publike? Sepse Bashkim Ulaj i pagaun.
Pse nuk flasin kurrë për shembull për tenderat dhe lejet që Erion Veliaj i jep oligakut të Kodrës së Diellit, Gentian Sulës? Sepse Sula financon Sali Berishën.
Pse nuk flasim më për Çim Fushën, klientin kryesor të Veliajt? Sepse Fusha ka nisur t’u fusë bakshishe në gojë.
Pse nuk e hap gojën opozita për grabitjen e pronave të ushtrisë nga oligarkët, për investitorët strategjikë, për pronat dhe pasutitë publike që pushteti i Rilindjes u Rrok Gjokës, Pëllumb Salillarit, Tom Doshit, Lenc Gjikurisë etj? Sepse ndajnë bashkë interesat, sigurisht me miraimin e Ramës.
Pse nuk flet e ashtuqujtura opozitë për Pëllumb Gjokën, investitorin strategjik të vrajseve? Sepse Gjoka bixhozin e ngriti mr Ridvan Boden. Madje për të lëvizur paratë përdornin Vesho mallistin.
Pse nuk flasin këta për oligarkun e peshkut Gjergj Luca, i cili ka përlarë pronat e ushtrisë me firmë të Edi Ramës, në të cilat shfaqet si punëtor? Po sepse Luca u ka fur ‘peshkun shtizë’.
2.5 mijë euro në muaj i jep vetëm Vesho mallistit, i cili edhe një pordhë po t’i shpëtojë Lucës, e bën lajm në portalin e tij që ia ka marrë me qira Tigri.
Kulmi arrin kur Sali Berisha thotë se Edi Rama nuk rrëzohet pa protesta të fuqishme, ndërkohë që protestat financohen me paratë që oligarkët i japin Shkëlzenit dhe Metës, me burim tendera dhe koncesione që kanë marrë nga Edi Rama.
Nëse më parë mbi 100 biznesmenë paguanin kuantin e Bashës, që kur Basha doli kundër Berishës, këta biznesmenë paguajnë Berishën, përmes Shkëlzenit. 40 prej tyre financojnë TV Zenin dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme në tatime. Shumica e financuesve marrin fonde publike, leje dhe koncensione, madje disa janë investitorë strategjikë.