Vesho mallisti sulmon drejtorin e policisë kufitare pasi i bllokoi skafin pa letra, shoku i fundërrinës Artion Vetro shkak i shantazhit kriminal ndaj kryekomisarit që zbaton ligjin njëlloi për të gjithë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 01/08/2023

Vesho mallisti sulmon drejtorin e policisë kufitare pasi i bllokoi skafin pa letra, shoku i fundërrinës Artion Vetro shkak i shantazhit kriminal ndaj kryekomisarit që zbaton ligjin njëlloi për të gjithë

ËEduart Sulejmani është drejtor i Policisë për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë. Njihet si një  kryekomisar i pakompromis, i ndershëm dhe model për zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë.

Sulejmanit, jo rastësisht, i është besuar jo vetëm lufta kundër paligjshmërive, por edhe siguria e pushuesve në plazh nga mjetet lundruese, nisur edhe nga ngjarja tragjike vitin e kaluar.

Eduart Sulejmani njihet si një zyrtar korrekt dhe serioz sa i takon zbatimit të protokollit të sigurisë dhe dokumentacionit që duhet të disponojnë mjetet lundruese.

Gjatë kontrolleve ka rezultuar që shtetasi Artion Vetro disponon mjete pa dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. Policia ka proceduar me bllokimin e tyre sipas ligjit.

Por çfarë ndodh?

Artion Vetro ka shoqëri me Vesho mallistin, një ish zyrtar i korruptuar, që kur PD-ja del në opozitë maskohet si gazetar, ndërsa ka hapur edhe një TV dhomë e kuzhinë me para të pista.

Artion Vetro shëtit me skaf Vesho mallistin, allias Fundërrina. I jep karkaleca si Ben Tigri dhe ndoshta edhe ndonjë bakshish. (Shikoni edhe një video në fund)

Kaq duhet që Vesho mallisti t’i sulet kryekomisarit Eduart Sulejmani me portalin e tij mediokër, të cilin e përdor vetëm për interesa personale, si një lugë këpucësh, madje edhe për një birrë dhe një sufllaqe, me një gjuhë që reflekton sharlatanizëm, cektësi të tmerrshme, mungesë leximi, kokainë dhe alkool.

Artion Vetro, në vend që të plotësojë detyrimet ligjore për lundrim, përdor Vesho mallistin si llastik kundër një kryekomisari korrekt si Eduart Sulejmani, me qëllim për t’i bërë presion që të lejojë thyerjen e ligjit.

Për të krijuar një klimë presioni dhe shantazhi, Vesho mallisti përmend fatin e
Oltion Bistrit, lakon AMP-në etj., pasi Vetro e ka shëtitur me skafin pa dokumentacion dhe ndoshta i ka siguruar edhe ndonjë ‘vizë’.

Në fakt tek Oltion Bistri do të shkojë  shumë shpejt Vesho mallisti, pasi ka lënë gjurmë kudo me pastrimin e parave dhe shumë shpejt do t’i dalë një video me pasoja penale të menjëhershme. (Prapaskena nuk i tradhton lexuesit dhe interesin publik).

Edhe më grotesk është kur Vesho mallisti akuzon drejtuesin e policisë se po pengon turizmin dhe po tremb pushuesit. Pra, meqenëse kryekomisari i policisë kërkon që mjetet e shokut të Veshos të pajisen me dokumentacion të rregullt ligjor, sipas Veshos, kryekomisari po saboton turizmin.

Kjo është e vërteta e sulmit banal ndaj Eduart Sulejmanit, të cilit po i bëhet presion të mos zbatojë ligjin për shokun e Veshos, pasi Vesho ka portal, me të cilin të gjuan.

Nëse ka evidenca për shkelje nga Eduart Sulejmani, të denoncohen, madje të referohen në AMP dhe prokurori. Në fakt ka zero.

Por, t’i bëjë shantazh një gagarel si Vesho mallisti një drejtuesi policie për të shkelur ligjin, nuk është më koha e Bodes, kur Vesho vinte gjoba lart e poshtë.

Ftojmë ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe drejtorin e Policisë së Shtetit të dënojnë shantazhin ndaj kryekomisarit Eduart Sulejmani.

Vesho mallisti, me portalin e tij ambulant, ka sulmuar edhe nëndrejtorin e Policisë në Korçë, Ermal Muçaj, i cili drejtoi një operacion, ku shpartalloi një bandë që shpërndante drogë në Korçë.

Vesho mallisti ishte i lidhur me këtë grup, pasi furnizohej me kokainë.

Sipas Vesho mallistit, policia nuk duhet të godiste bandën e drogës pa i marrë leje atij. Policia duhet të merrte autorizim nga Vesho mallisti se ku duhej të ushtronte kontroll, në cilin orar, kë duhet të arrestonte etj!

Ftojmë policinë të monitorojë Vesho mallistin kur furnizohet me kokainë dhe kur lëviz paratë e pista.

I bëjmë thirrje kryekomisarit Eduart Sulejmani të mos presionohet nga portali llastik i Vesho mallistit.

Sulmet e Vesho mallistit vetëm sa e lartësojnë dhe shtojnë respektin si një njeri i ligjit.

Media, ashtu siç ka ekspozuar funksionarë policie të lidhur me krimin, ashtu duhet të mbështesë ata që luftojnë krimin.

Videoja / Vesho mallisti duke kërkuar Tigrin me skaf (mos e humbisni)