Videoja / Vesho mallisti duke kërkuar Tigrin me skaf (mos e humbisni)

Krim & Korrupsion

Publikuar: 25/07/2023

Videoja / Vesho mallisti duke kërkuar Tigrin me skaf (mos e humbisni)

Goditja dhe arratisja e Arben Ahmetajt ka trazuar kacekët e tij mediatikë, të cilët i përdor si kapsolle kundër inceneratorit të Tiranës, Erion Veliajt dhe ish shokëve të tij, me të cilët u prish në pazare.

Ndërkohë që Tigri është shpallur në kërkim ndërkombëtar, një prej balave më të zellshëm të tij mediatikë, i njohur si Vesho mallisti, është shfaqur në një skaf, me sa duket duke kërkuar me dëshpërim ustain e tij në arrati, i cili e mbulonte me karkaleca dhe cash, madje i ka hapur edhe një TV dhomë e kuzhinë me paratë e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit (pasi për Tiranën mbeti thatë).

Me shkatërrimin e Tigrit nga SPAK si një akademi korrupsioni, falë kallëzimit të një gazetari investigativ, Vesho mallistit jo vetëm mund t’i kufizohet financimi me paratë e korrupsionit të Tigrit, por tashmë Veshoja është i ekspozuar vetë për pastrim parash.

Siç e kemi theksuar edhe në artikuj të tjerë, Prapaskena disponon prova penale për pastrimin e parave nga Vesho mallisti, ashtu si ustai i tij, Tigre.

Ndërkaq, edhe pse hetimet e SPAK konfirmuan me prova dhe fakte se Arben Ahmetaj ishte pronari i biznesit të inceneratorëve dhe ‘oktapodi’ kryesor i korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit, gagarelët e tij mediatikë shpifin çdo ditë kundër inceneratorit të Tiranës, pasi Tigri doli jashtë loje nga ky biznes.

Grupi mediatik i Tigrit, Metës dhe Berishës ‘vajtojnë’ çdo ditë se inceneratori i Tiranës nuk punon, ndërkohë që sipas kontratës, duhet të përfundojë në vitin 2026.

Deri kur të nisë incenerimi, mbetjet sistemohen në landfill, kundrejt pagesës, me kosto shumë të ulët. Kjo është e vërteta e thjeshtë, të tjerat janë kapsolla të Arben Ahmetajt për të marrë përqindjen tek inceneratori i Tiranës.

Krahas inceneratorit të Tiranës, shtupat mediatike të Tigrit, me porosi të këtij të fundit, sulmojnë edhe Erion Veliajn.

Tigri mendon se Erion Veliaj i ka marrë biznesin e inceneratorit të Tiranës dhe se ka gisht në fundosjen e tij nga SPAK.

Nëse ka një provë që Veliaj ka përdorur funksionin publik për të përfituar të mira materiale nga inceneratorët, shtupat e Tigrit t’a referojnë në SPAK, siç operoi gazetari investigativ në shkurt2023, kur çoi në SPAK dosjen e korrupsionit të Arben Ahmetajt.

Por kemi të bëjmë vetëm me një përpjekje për pazar dhe zhvatje të Arben Ahmetajt, Monika Kryemadhit dhe Ilit Metës, përpjekje e cila po i çon në fakt një nga një drejt burgut.