Ergys Verdho pastron para përmes gruas? Ndan 1 milionë euro me klientin Xhevahir Mustafa për të bërë një xhiro me varkë. 8 milionë euro për Balilin. Si vidhen paratë me tendera në KESH

Krim & Korrupsion

Publikuar: 26/07/2023

Ergys Verdho pastron para përmes gruas? Ndan 1 milionë euro me klientin Xhevahir Mustafa për të bërë një xhiro me varkë. 8 milionë euro për Balilin. Si vidhen paratë me tendera në KESH

Ergys Verdho është një nga drejtorët më të lakuar për vjedhje të parave publike, kryesisht përmes tenderave klientelistë dhe me hije korrupsioni, me operatorë fitues të paracaktuar dhe në shumë raste me shërbime të sajuara.

Disa nga aferat e Ergys Verdhos kur ishte në krye të drejtorisë së Rrugëve dhe aktualisht në KESH, janë dokumentuar nga disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Megjithatë, Verdho ka arritur t’i shpëtojë deri më sot goditjes penale, falë kartelit politik që e mbulon, edhe pse vetë kartelit tashmë po i dridhen gjunjët nga SPAK.

Me goditjen e Vangjush Dakos, Arben Ahmetajt dhe planin për të arrestuar Ilir Metën, Verdho është një peshë e lehtë për SPAK, pavarësisht vjedhjeve marramendëse.

Në 12 korrik 2023, Verdho si drejtor i KESH ka lidhur një kontratë me vlerë 1 milionë euro me kompaninë ‘GJEOKONSULT & CO’ SHPK, me objekt “Batimetria e liqenit Fierzë, vlerësimi i sedimenteve dhe vlerësimi gjeologjik i shpateve malore.

Me fjalë të tjera, kompania me pronar Xhevahit Mustafa do të studiojë gjoja shtratin e liqenit dhe shpatin e malit. Në fakt kompania nuk do të bëjë asgjë, thjeshtë Mustada dhe Gysi do ndajnë paratë, duke bërë një xhiro me varkë në liqen me një laptop.

Shtrati i liqenit dhe shpati janë analizuar edhe herë të tjera. Dhe gjeologjia e shpatit nuk ndryshon se do që të vjedhë Gysi i KESH-it. As shtrati i liqenit.

Elemente të tjera të kësaj afere janë: Në garë ka marrë pjesë vetëm kompania fituese, ndërsa oferta fituese është pothuajse sa fondi limit.

Dhe më e rëndësishmja është lidhja korruptive mes Ergys Verdhos dhe pronarit të kompanisë ‘fituese’ Xhevahir Mustafa.

Mustafa është një klient i konsoliduar i Verdhos që kur ishte në krye të ARRSH-së. Verdho kontraktonte GJEOKONSULT & CO për supervizim punimesh, përmes tenderave të dyshimtë, për të cilët ka pasur edhe ankesa.

Po ku i çon Verdho paratë e aferave? Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje një ditë SPAK-u.

Megjithatë, Prapaskena ka parë disa transaksione të dyshimta, ku kunati i Ergys Verdhos i kalon para në llogari, motrës së tij, Dorinës, pra bashkëshortes së Gysit, e cila në konlikt interesi punon në KESH, që drejtohet nga burri.

Ngrihen dyshime të forta se Verdho mund t’i japë cash para korrupsioni kunatit dhe ky i fundit ia kalon Verdhos, përmes bashkëshortes.

Një burim tha se Ergys Verdho ka fshehur në emër të njerëzve të afërt vila, apartamente dhe biznese.

Megjithatë, i faktuar është vetëm klientelizimi dhe abuzimi i Verdhos me tendera, me vlerë dhjetër milionë euro.

Dje Ergys Verdho ka finalizuar një tjetër aferë, duke i dhënë pa konkurrencë kompanisë së Engjëll Balilit tenderin për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës, me vlerë 8 milionë euro.

Fituesi është caktuar më parë si zakonisht, është fiksuar ndarja e fitimeve dhe tenderi ishte fasadë.

Ndëkaq, tri ditë pas zgjedhjeve të 14 maji, Verdho shpalli tenderin me fond limit 153 milionë lekë me TVSH, për shërbime në funksion të komunikimit, promovimit dhe organizimit të aktiviteteve të KESH. Pra, nuk mjaftojnë abuzimet, por duhen ‘klepsur’ ca para edhe për argëtim.

Verdho ka firmosur edhe një kontratë të dyshuar si korruptive me vlerë
800 milionë lekë për riparim dhe mirëmbajtje makinash, me klientin Albert Zogo. Tenderi me vlerë të madhe është zhvilluar pa konkurrencë.

Ditët e fundit, Verdho i ka dhënë një tender abuziv Lush Osmanit, me vlerë rreth 400 mijë euro, për të transportuar punonjësi e KESH nga Tropoja në Fierëz.

500 mijë euro i ka ndarë për sigurimin e shëndetit të punonjësve të KESH. 2.5 milionë euro Gysi i ka ndarë me ‘pitonin e tenderave’, Renis Tëshana, gjoja për implementimin e inteligjencës artificiale për menaxhimin e operimit të digave, parashikimit të prurjeve dhe menaxhimit të shkarkimeve, një tender i sajuar dhe korruptiv.

Verdho ka sajuar për Nursen Metulin një tender me vlerë rreth 900 mijë euro për patashikimin stelitor të motit.

500 mijë euro i ka sajuar për Entela Çanon për hërbime për përgatitjen e projekteve për ndërhyrjet në njësitë e prodhimit HEC Fierzë, HEC Koman, HEC Vau Dejës. Praktikisht, Entela Çano num ka bërê asgjë, thjeshtë ka marrë paratë.

Episodet e vjedhjes me tendera të sajuar nuk kanë fund. Aferat më të mëdha konsumohen me marifetet me shit-blerjen e energjisë.

Sipas një raporti tê KLSH-së, nga veprimet abuzive të KESH, importit të energjisë elektrike për 6 mujorin e parë të 2022, u rrit me 156% krahasuar me 2021, duke rritur koston në buxhetin e shtetit, respektivisht për taksapaguesit shqiptarë.

KESH me në krye Gysin ka stimuluar një krizë energjitike, përmes keqmenaxhimit të kaskadës së Drinit, duke deturuar qeverinë që të injektonte 165 milionë euro dhe 20 miliard lekë, për të evituar kolapsin energjitik.

Këto para janë hedhur për blerje energjie, duke ndarë miliona euro me disa klientë, për të cilët do flasim në vijim.

Duket e pabesueshme, por në vijim do të sjellim tê dhëna se si një pjesë e parave të korrupsionit me tendera të Ergys Verdhos dhe Evis Berberit shkojnë për të financuar luftën kundër Erion Veliajt.