Pesë persona janë shoqëruar nga fisi Nikulaj janë shoqëruar në polici pas vrasjes së Nikolin Lekstakajt, i cili u ekzekutua pasditen e së mërkurës në Balldre. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar si i dyshuar kryesor, por pista e hetimeve vijon tek hakmarrja mes dy fiseve.
Nikolin Lekstakaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar sapo doli nga një market. Autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje dhe këtë e vërtetojnë edhe mbetjet e xhamave të thyer që makina me të cilën ata lëviznin la në vendngjarje.
Hetuesit besojnë se ngjarja mund të jetë hakmarrje pas vrasjes së Ardian Nikulaj 3 muaj më parë. Fisi Lekstakaj ka qenë në një konflikt të hershëm që ka sjellë edhe viktima me fisin Nikulaj.