Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moldavi. Dy persona janë vrarë pas të shtënave me armë në aeroportin e Kishinauit.
Ministria e Brendshme e Moldavisë, bën me dije se një i huaj, të cilit i është ndaluar hyrja në vend, ka hapur zjarr ndaj një roje kufitare.
Shtetasi rus qëlloi për vdekje dy persona dhe më pas u fut në një dhomë me disa pengje, të cilët u liruan falë një bastisjeje nga policia.