Gazetari godet fort: Mos u merrni me Tahirin, por shikoni sesi SPAK po mban qindra njerëz në burg kot

Politikë

Publikuar: 03/06/2023

Gazetari godet fort: Mos u merrni me Tahirin, por shikoni sesi SPAK po mban qindra njerëz në burg kot

Gazetari Habjon Hasani ka reaguar në lidhje me qëndrimin që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim mbajti për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se reagimi i shefes së diplomacisë amerikane në Shqipëri është episodi më domethënës i dështimit të reformës në drejtësi. Sipas tij, problemi kryesor nuk është lirimi i Tahirit, por ata mijëra shqiptarë që qëndrojnë në burgje kot duke u bërë viktima të prokurorëve të papërgjegjshëm apo viktima të tekave të sistemit për statistika.

Reagimi i plotë:

Ky reagimi i Yuri Kim gjasme i ashper per Tahirin, eshte episodi me domethenes i reformes se deshtuar ne drejtesi.

Mua nuk me intereson fare nese Saimir Tahiri shfrytezon nje hapesire ligjore per te shkurtuar ditet e qendrimit ne burg, kasta ka privilegje gjithandej.

Problemi eshte i atyre qindra e mijera shqiptareve qe dergjen burgjeve kot duke u bere viktima te prokuroreve te papergjegjshem apo viktima te tekave te sistemit per statistika.
Ne Shqiperi duhet te nise aplikim masiv lirimi me kusht, me pagese garancie.
Ata persona qe nuk kane rrezikshmeri shoqerore per te vrare ose per te shkaterruar prova duhet te presin vendimin e Apelit pastaj te burgosen nese gjykatesi i denon.
Bashkite duhet te lidhen me gjyqesorin; dhe per disa lloje krimesh denimet te jene me pune ne komunitet.
Ne kete vend prokuroria ben vetem shfaqje me pranga, ndersa Yuri ka hallin e Tahirit, ama Tahiri ben pjese te 1% i shoqerise qe gezon privilegje dhe ne New York dhe ne Tirane.
Drejtesia duhet te funksionoje per ate 99% tjeter, pa privilegjeve nuk ka ça i ben askush, askund.
Kemi nje shprehe ne shqiptaret “Lau macja piçken”, mbase ja shpjegojne dhe Yurit ça domethene.