TIRANË- Ben Blushi është shpallur fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”. Libri i tij i ri “41 sekrete” është vlerësuar si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës për vitin 2022. Në finale kanë shkuar dhe autorët e tjerë Aleksandër Çipa, Eleni Laperi, Evarist Beqiri e Mero Baze, por duket se ishte libri i Ben Blushit ai që ka “rrëmbyer” vëmendjen dhe zemrat e lexuesit.
Juria e përbërë nga Belina Budini, Uran Butka, Teuta Toska, Ardit Bido dhe Monika Stafa kanë vlerësuar veprën e tij. Siç edhe duket nga pamjet, e pranishme në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë ka qenë dhe autorja e librit tashmë me famë ndërkombëtare “Të Lirë”, autorja shqiptare Lea Ypi, e cila e fitoi çmimin vitin e shkuar, ndërsa e pranishme në këtë aktivitet ka qenë dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti