Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me në krye kunatin e Fatmir Mediut, Ilirian Celibashi, ka dështuar me organizimin e zgjedhjeve të 14 majit.
Në qindra qendra votimi nuk ka funksionuar identifikimi elektronik i zgjedhësve përmes kartës së identitetit.
Ky skandal ka krijuar radhë si dhe ka dekurajuar pjesëmarrjen në votime. Praktikisht janë cënuar zgjedhjet.
Sekretari për çështjet ligjore të PS-së, Eridian Salianji i ka kërkuar KQZ-së që të marrë masa të menjëhershme për vijimin e votimit pa përdorimin e pajisjes PEi në qendrat e votimit ku ka pasur probleme me identifikimin elektronik të zgjedhësve.
Ndërkaq, KQZ ka urdhëruar që të vazhdohet me identifikimin e zgjedhësve me anë të listave të votimit të printuara. Por, pasojat janë të rënda, ku pritet të reflektohen edhe në raportet e OSBE/ODIHR.
KQZ paguhet dhe është mbështetur nga shteti me para, zyra, burime njerëzore etj.,vetëm për një qëllim: Organizimin e zgjedhjeve.
Dhe pikërisht KQZ-ja saboton procesin. Janë harxhuar miliona euro për identifikimin elektronik.
Pajisjet testohen më parë. Është kriminale që pajisja e identifikimit elektronik të mos funksionojë pasi ka nisur procesi i votimit.
Nuk ka kohë ditën e votimit për të ndryshuar mënyrën e votimit, duke u kthyer tek listat.
Si mos të mjaftonte ky sabotim, edhe boja matrikuluese, që shënjon gishtin e çdo votuesi, me qëllim që të mos votojë më shumë se një herë, ka rezultuar e skaduar.
Mijëra zgjedhës kanë denoncuar që boja është fshirë për disa minuta. Boja nuk duhet të fshihet për 24 orë.
Për bojën duhet të bëhen më parë analiza fiziko-kimike dhe organo-leptike. Edhe tek boja duket se kanë dashur të vjedhin.