Fotot e reja / Olta Gixhari nuk e fsheh më burrin Dor Lushin. A do nisë hetim pasuror për të kaluarën në Spanjë?

Dosje rozë

Publikuar: 11/05/2023

Fotot e reja / Olta Gixhari nuk e fsheh më burrin Dor Lushin. A do nisë hetim pasuror për të kaluarën në Spanjë?

Prapaskena sjell foto të reja dhe ekskluzive të Dori Lushi, bashkëshorti i Olta Gixharit, i cili ka qenë një ndër personat më të komentuar gjatë qëndrimit të saj në Big Brother.

Mirëpo, Olta është nga ato personazhe VIP që ka zgjedhur që ta mbajë larg vëmendjes mediatike bashkëshortin e saj, e deri më tani ai nuk ishte shfaqur asnjëherë në publik.

Me sa duket Olta nuk ka dashur ta ekspozojë Dorin, pasi ka qenë i dënuar dhe ka bërë burg bë Spanjë. Ka dyshime se Dorian Lushi është i përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një verifikim të burimit të pasurisë nga organet ligjzbatuesen.

Pas finales së Big Brother Olta është shfaqur publikisht me Dotin. Ata janë parë së bashku, të kapur dorë për dore, në festën e bërë pas finales tek restorant ‘Arka Rooftop’ i Xhemi Shehut dhe bashkëshortit të saj tek Kodra e Diellit.

Aty morën pjesë të gjithë ish-konkurrentët e Big Brother, mes tyre edhe Luizi.

Por, çifti është parë edhe nëpër Tiranë.