Shpallet kompania fituese e projektit për stadiumin “Flamurtari” në Vlorë

Aktualitet

Publikuar: 06/05/2023

Shpallet kompania fituese e projektit për stadiumin “Flamurtari” në Vlorë

Është mbajtur këtë të shtunë në Vlorë, konkursi ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri “Flamurtari”.

Fitues u shpall studioja belge XDGA në bashkëpunim me CMA Ltd. + Bollinger&Grohman Sarl.

Në garë ishin 3 studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore: FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë).

Përmes një reagimi në facebook ka reaguar dhe kryeministri Rama i cili nnënvizon se ambicia e qeverisë së tij është krijimi i modeleve të reja, ku stadiumet e qyteteve mund të bëhen motorë zhvillimi ekonomik dhe social.