Ish banorja e “BBV” Efi Dhedhes, për të cilën është aluduar në rrjete sociale ka pasur kontakt me persona të dënuar në burg, si pjesë e vajzave të showbizz-it që kryejnë ‘’takime speciale’’ me figura të krimit, ka paralajmëruar për herë të shtatë në një hark të shkurtër kohor se po mendon largimin nga Shqipëria, për shkak të keqqeverisjes. Këtë radhë, Dhedhes, përmes një video të publikuar në rrjete sociale, thotë se do largohet nga vendit pasi ambulanca ishte vonuar për t’i ardhur në ndihmë gjyshit të saj.
Videoja e Efi Dhedhes ka marrë shumë komente. Disa komentues janë solidarizuar me shqetësimin e ish banores BBV, ndërsa të tjerë, me ironi, i kanë bërë oferta për të vizituar shokët e tyre në burg. Disa komentues të tjerë ironizojnë zonjushën, teksa i thonë se është larguar disa herë nga Shqipëria.

Ndërkaq, sa i takon aludimeve për takime në burg, Efi Dhedhes ka reaguar më parë, duke i mohuar. “Ju lash, sa ju lash të bëni pis postimet e mija, tani ju them që të ndaloni. Nuk ma ndjen me thënë të vërtetën. Nëse po e bëj këtë story, është se të lutem aman, se po më prishni postimet. Nuk e di nga i marrin këto lajme të rreme për klikime. Fakti që je personazh publik nuk do të thotë se mund tyë thuash ca të duash për mua. “Për ta mbyllur doja të thoja që inicialet e mija janë I.DH (Ifigjenia Dhedhes), dhe jo E.DH“, ka pohuar Dhedhes.