Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Aktualitet

Publikuar: 06/06/2026

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Është ekstraduar nga Italia Sajmir Kolaveri, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me vendim të datës 25 shtator 2025, i ka caktuar Kolaverit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, më 5 gusht 2020, Kolaveri dyshohet se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të një grupi kriminal për vrasjen e shtetasit Klevis Lleshi, për motive gjakmarrjeje. Më pas, sipas akuzës, ai ka marrë pjesë në transportimin dhe varrosjen e kufomës në fshatin Shpërdhet, në Mamurras.