U duk se do të ishte një portal që do të denonconte dhe do t’u bënte gjëmën oligarkëve, por përfundoi duke u lëpirë prapanicën që në start.
Disa ditë pasi e nisi duke sulmuar pronarët pretenduar në ekzil të inceneratorëve, shokë të Arben Ahmetajt, Oligarkia nuk ka zhgënjyer, duke i kushtuar një shkrim madhështisë së oligarkëve.
Prapaskena i bëri një sfidë publike këtij portali disa ditë më parë, nëse do të kritikonte oligarkët, të cilët kanë kapur pasuritë publike dhe buxhetin e shtetit.
Dhe përgjigja nuk vonoi shumë. Lëpirja e parë ishte zellshme dhe e papërmbajtur, tregues se ky portal është një lëvizje në panik e Tigrit për të mbrojtur korrupsionin e tij dhe oligarkët, me të cilët ka biznese të përbashkëta, si dhe për të sulmuar ortakët në biznesin e inceneratorëve, me të cilët është prishur në pazare.
Çdo portal është i lirë të qëndrojë në anën e korrupsionit ose të interesit publik dhe të vërtetës, por është e rëndësishme që publiku të informohet dhe të dallojë tentakulat e Tigrit nga portalet që thonë me guxim të vërtetat për të gjithë krahët.
Të paktën të ndryshojë emrin. Mos harroni inceneratorët. Mona dhe Tigri presin çdo ditë nga një ‘investigim’ të ri ju.
Se tek ai pseudo gazetari me probleme mendore nga kokaina dhe dajaku (që akuzon njerëz pa fakte si spiunë të sigurimit duke patur babanë e tij spiun me pseudonimin ‘Voltmetri’, me dosje që kur të dalë do të llahtarisë miletin se si spiunote shokët, që akuzon çdo gazetar që nuk mendon si ai si gjobaxhi, kur vetë është agjenci zarfesh, që ka nisur i pari luftën e pisët mes gazetarëve për llogari të korrupsionit me kollare, që pastron para të pista me fakte, që po merr në qafë edhe administratorët me dosje penale dhe civile, që paguhet me fatura nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pasurive publike etj.), Mona dhe Tigri e dinë se po i japin lekët kot, pasi marrëzitë e tij të përsëritura kanë zero impakt dhe i lexojnë vetëm 6-7 vetë që ky gagareli u nis shkrimet mediokre në WhatsApp, kryesisht atyre që i porosisin sa për t’u marrë paratë.