Pas sulmeve ndaj shokut të tij në biznesin e inceneratorëve (Klodian Zotos), Arben Ahmetaj po i sulet shokut tjetër të ngushtë, Ilir Dedja, duke i turrur media dhe prokurorë të caktuar në Prokurorinë e Tiranës, kryesisht me sajesa, shpifje dhe aludime.
Ditët e fundit, Syri i Familjes Berisha dhe një portal që e lexojnë 6-7 veta (me që ra fjala sa lexohet një lajm te Prapaskena pa sponsorizim, lexohen të gjitha lajmet bashkë të këtij portali për 6 muaj të sponsorizuar në FB me para të pista), kanë publikuar një tjetër shpifje kundër shokëve të Ahmetajt, sikur Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Prokurorisë së Romës informacione rreth dyshimeve për bashkëpunimin ndërmjet Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe biznesmenit Ilir Dedja me organizatën mafioze “Ndragheta”.
Letërporosia është e vërtetë, por nuk ka asnjë të dhënë që lidh letërporosinë, organizatën mafioze Ndrangheta dhe katërshen Mërtiri-Gugallja-Zoto-Dedja, siç shkruan Syri në titullin e shkrimit dhe portali që e lexojnë 6-7 veta.
Megjithatë brenda këtij spekullimi ka një lajm.
Së pari, pas dekonspirimit të skenarit me Klodian Brahon e SPAK-t për të fshehur provat e tij të korrupsionit dhe goditur shokët, Ahmetaj po kërkon të gjejë ndonjë prokuror në Prokurorinë e Tiranës për të vijuar këtë skenar, me qëllimin final për të marrë biznesin e inceneratorëve nga duart e Klod Zotos dhe për ta kaluar në duart e dy oligarkëve.
Së dyti, Arben Ahmetaj, i mbështetur nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, po sulmon shokun e tij Ilir Dedja, i cili ashtu si Klodian Zoto, është në dijeni të shumë punëve të pista të Tigrit.
Ilir Dedja besohet se ka i formacion të saktë për një vilë korrupsioni që ka fshehur Arben Ahmetaj në Zvicër, vilë në të cilën jeton aktualisht bashkëjetuesja e Tigrit, Erjola Hoxha, pas sekuestrimit nga SPAK të vilës në Hamallaj që Klod Zoto i dha Ahmetajt në kuandër të biznesit të inceneratorëve.
Nuk përjashtohet mundësia që Dedja është në dijeni edhe të pasurive të tjera të Tigrit, të cilat po i mbulon me Klod Allajbeun, Gerian Kuken, Artan Gjokajn etj.
Me sa duket, Tigri nuk ka zënë mend që kur bashkëpunoi me Monikën dhe pagoi disa media për të sulmuar shokët e tij në binzesin e inceneratorëve, doli zbuluar si ideatori dhe pronari real i inceneratoëve, i dolën pagesat korruptive që merrte nga Klod Zoto për t’u harbuar në hotele me 5 yje, si dhe 3 vila dhe dy apartamente, sipas SPAK, produkt i aferave korruptive.
Dhe jo vetëm kaq. Por, Tigri po e sulmon shokun e tij Ilir Dedja dhe biznesin e inceneratorëve pasi i doli nga duart, me Syrin e Zenit non grata për korrupsion, që ka një dosje të rëndë për pastrim parash në Prokurorinë e Tiranës, si dhe me portalin që e lexojnë 6-7 vetë, i skeduar gjithashtu për pastrim parash dhe korrupsion, dhe që shumë shpejt do të ekspozohet para SPAK si pjesë një grupi krimianal dhe me lidhje terroriste iraniane.